×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq: Izraeli njohu Jerusalemin tonë (Kosovën), do ketë pasoja

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Radiotelevizionin e Vojvodinës është shprehur se diplomacia serbe ka të drejtë të indinjohet me Izraelin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse, sipas tij, Kosova është Jerusalemi i Serbisë.

    Ai është shprehur se veprimi i Izraelit me siguri se do të lë pasoja në raportet me Serbinë.

    “Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë, e tash dikush e njeh Jerusalemin tonë për shqiptar, e kjo natyrisht se nuk mund të mos lë pasoja në raportet mes Serbisë dhe Izraelit”, tha Daçiqi, kur u pyet që të komentojë deklaratën e ambasadorit të Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, i cili shfaqi shpresën se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndryshojë “raportet e mira” mes Serbisë dhe Izraelit.

    Njohja e Kosovës nga Izraeli, sipas Daçiqit, është edhe një tregues se çdo vend dhe çdo popull në botë sheh para së gjithash interesat e veta, dhe këtu, siç thotë ai, interes i Izraelit ishte që “një shtet mysliman” ta hapë ambasadën në Jerusalem.

    Ai thotë se Serbia do të vendos në lidhje me raportet e ardhshme me Izraelin dhe me zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, “bazuar në raportet e Izraelit ndaj Serbisë”.

    “Edhe presidenti Vuçiq menjëherë ka thënë se raporti ndaj Izraelit do të bazohet në raportet e Izraelit ndaj nesh”, tha më tej Daçiqi.

    Siç deklaron ai, në Prishtinë njohja e Kosovës nga Izraeli është përjetuar si “fitore ndaj bllokadës së njohjeve”, por Daçiqi shton se kjo “nuk është fitore ndaj bllokadës së njohjeve”, por ndihmë amerikane.

    “Po të mos ishte Amerika, kjo s’do të ndodhte kurrë”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Serbisë.

    Duke folur për fushatën e tërheqjeve të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, fushatë e cila sipas marrëveshjes së Uashingtonit është bllokuar deri në qershor të këtij viti, Daçiqi u përgjigj shkurt: “Do të vijë edhe ai qershor”.

    “Nëse dikush mendon se vendet do të vrapojnë ta njohin Kosovën, mendoj se gabojnë. Në periudhën e fundit, 19 shtete i kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe ky proces është i pandalshëm, ndoshta vetëm përkohësisht”, theksoi ai. Sipas tij, Kosova, edhe me njohjen e Izraelit, nuk e ka shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku nga 193 vota, sipas tij, Kosova mund të marrë më së shumti 93.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.