×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: Në tre muajt e parë do të vaksinohen 10 milionë gjermanë

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Kancelarja gjermane Angela Merkel iu përgjigj sot kritikave të drejtuara qeverisë në lidhje me organizimin e vaksinimit masiv dhe njoftoi se 10 milionë qytetarë do të vaksinohen në Gjermani në tre muajt e parë të këtij viti.

    Si Berlini zyrtar, ashtu edhe BE-ja kanë qenë shënjestra e kritikave duke pretenduar se imunizimi po ndodh më shpejt në Britani të Madhe, Izrael dhe SHBA.

    “Ju mund të thoni se ne do të vaksinojmë 10 milionë qytetarë në tre muajt e parë, por gjithashtu ‘do të vaksinojmë vetëm 10 milionë’. Në të dy rastet, ne do ta arrijmë këtë qëllim,” tha Merkel në një intervistë për televizionin ARD, raporton Reuters.

    Gjermania ka rreth 83 milionë banorë dhe hulumtimet tregojnë se qytetarët në disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kanë më pak të ngjarë të vaksinohen sesa britanikët, por Merkel tha se edhe në parashikimet më pesimiste dhe pa miratimin edhe të disa vaksinave të tjera, të gjithë gjermanët e rritur do të vaksinohen deri në fund të verës.

    “Unë bisedova me presidentin e Rusisë (Vladimir Putin) dhe sot pamë disa informacione të mira në lidhje me vaksinën ruse,” shtoi kancelarja gjermane.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjatë dy dekadave që shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004, pati një...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.