×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: KQZ-ja bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, OJQ-të kanë mbajtur konferencë për media lidhur me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

    Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve.

    Daka ashtu siç deklaroi edhe dje tha se KQZ ka pasur sfida të mëdha gjatë gjithë kësaj kohe, mirëpo ka arritur të menaxhojë mirë organizimin e zgjedhjeve.

    “Organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve është një nga proceset më të mëdha dhe gjithpërfshirëse për një vend dhe Kosova tashmë ka traditë në këtë drejtim. Natyrisht se përmbyllja me sukses e një operacioni të tillë, është i pamundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër-institucional. E kemi bërë traditë që në çdo proces zgjedhor të mblidhemi kështu së bashku për të folur një-zëri dhe me një qëllim të vetëm për t’i shërber mbrojtjes dhe promovimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë. Nuk ka asnjë dyshim se kjo ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në proceset zgjedhore”.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdimisht është angazhuar për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë, gjë që është vlerësuar edhe në raporte të ndryshme vendore e ndërkombëtare.Ashtu siç e thashë edhe dje, Mes sfidave të shumta, përfshirë këtu edhe kohën e shkurtër, KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji në fuqi për Zgjedhjet e Përgjithshme”.

    “Prandaj, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe sidomos qytetarët tanë, se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, Ligjeve në fuqi dhe me standardet më të mira ndërkombëtare” tha Daka.

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bëri të ditur se policia është në gjendje gatishmërie për mbarvajtje të zgjedhjeve.

    “Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve”, tha Mehmeti.

    Koordinatorja Nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, tha se janë angazhuar në ruajtjen e votës së qytetarëve.

    “Sistemi prokurorial është angazhuar në ruajtjen e votës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, ne tashmë pothuajse kemi përfunduar të gjitha dokumentacionet për ruajtjen e votës”.

    “Kemi angazhuar persona shtesë që do të jenë në qendra votimi për tu siguruar se i gjithë procesi zgjedhor po shkon drejt”.

    “Kryeprokurori i Shteti dhe Policia do të arrestojnë të gjithë ata persona përgjegjës që ndikojnë në votën e lirë të sovranit”.

    Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës bën të ditur se kanë angazhuar 30 gjyqtarë në ditën e zgjedhjeve.

    “Ka angazhuar 30 gjyqtarë që do të jenë kujdestar dhe do t’u përgjigjen të gjitha kërkesave nga prokuroritë për të gjithë shkelësit e ligjit”.

    “Të gjitha gjykatat themelore në vend do të kenë gjyqtarë kujdestar që do të jenë në gjendje gatishmërie”.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është në gjendje gatishmërie për këtë memorandum dhe bën të ditur se do të kryejnë të gjitha obligimet që vijnë nga ky memorandum.

    “PZAP ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen e të gjitha angazhimeve që i kemi në mandat, i gjithë stafi është i gatshëm të shqyrtoj ankesat dhe çështjet që duhet trajtuar. PZAP punon gjatë 7 ditëve të javës deri në ora 18:00”.

    “Në emër të PZAP zotohem se do të kryejmë të gjitha obligimet që vijnë nga memorandumi. Në kuadër të këtij bashkëpunimi me institucione kemi angazhuar një person që do të merret me të gjitha cështjet e këtij memorandumi”, tha Shukri Sylejmani nga PZAP.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.