×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi i Bekim Jasharit pas sulmit ndaj Kurtit në Skenderaj

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se çdokush është i mirëseardhur ta vizitojë komunën e tij.

    Reagimi i tij vjen pas sulmit që iu është bërë pas tubimit elektoral që mbajti kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Jashari, përmes ‘Facebook’-ut tha se secili ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike.

    Tutje, ai ka thënë se është i lirë kushdo që ia mësyn ta vizitojë për këtë komunë.

    Postimi i plotë i tij:

    Të dashur qytetarë,

    Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

    Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

    Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

    Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

    Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë më parë dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ishte pjesë e diskutimit me temën “Gratë në vijë të parë”, të organizuar nga “Clinton Global...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se tri lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijes. Kjo për shkak të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e tre personave të cilët janë të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimës...
    Lajme24 Shtator 2024
    Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit i është djegur vila e tij në Podujevë. Ai ka thënë se vila është djegur komplet...
    Lajme24 Shtator 2024
    Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar të martën më 24.09.2024 Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Drejt Përsosmërisë: “Harmonizimi i politikave...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Bashkia e Shkodrës është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta gjatë pasdites së sotme. Si pasojë, në...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së e ka takuar homologen e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.