×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Kosovën

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Kosova dhe Izraeli nga sot kanë formalizuar marrëdhënien ndërkombëtare nëpërmjet një ceremonie që u mbajt virtualisht.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

    Haradinaj-Stublla gjatë fjalës së saj pas nënshkrimit ceremonisë ka cilësuar se ky zyrtarizim i marrëdhënieve me Izraelin është një ndër arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës.

    “Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha Haradinaj.

    Haradinaj-Stublla falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe mundësinë për krijimin e marrdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, teksa theksoi se kjo marrëdhënie nuk do të prishet asnjëherë pasi çdoherë ka qenë e mirë.

    “Kjo ceremoni është dëshmi për dekadat që do të vijnë. Duke e nënshkruar këtë marrëveshje, kjo hap një horizont të ri. Sot e kemi shkruar me shkronja të arta për një të ardhmen më të mirë”, tha mes tjerash Haradinaj-Stublla.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Varrimi i tij...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës të hënën shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i sapoemëruar i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka vendosur një synim të madh për skuadrën e...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Qendra ditore për fëmijët në situatë rruge, është një organizatë që funksionon në kuadër të organizatës për fëmijë “Terre des hommes” në...
    Sport14 Shtator 2024
    Sot (14 shtator) do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës. Që të dyja këto përballja do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.