×
  • Lajme
  • Lajme

    Sallahu për Supremen: Turpi juaj nuk do të harrohet, keni qenë të ndikuar politikisht

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë, liderin e saj Albin Kurti.

    Sallahu përmes një statusi në Facebook ka thënë se Gjykata Supreme hedh poshtë të gjitha vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pamundësinë e kandidimit.

    “Ajo që nuk ishte dashur të bëj Gjykata Supreme, kishte të bënte me përuljen ndaj kundërkushtetutshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese që eliminon politikisht persona me peshë të jashtëzakonshme politike për të qenë pjesë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”, ka shkruar Sallahu.

    Sipas tij, Gjykata Supreme me këtë vendim ka konfirmuar se neni 100 i Kodit Penal të kohës nuk prodhon asnjë pasojë juridike për vepra të caktuara penale në kuptim të ndalimit të fitimit të së drejtës kushtetuese për tu zgjedhur, ligji për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenet përkatëse të Kodit Penal të kohës, ligji për Zgjedhje duhet të zbatohet përshtatshmerisht me nenet përkatëse të Kodit Penal të kohës dhe se ligji për Zgjedhje, konkretisht neni 29 par.1 pika q) nuk prodhon pasoja juridike të veçuara nga neni 100 i Kodit Penal të kohës.

    Ai ka thënë se Gjykata Supreme ka qenë e ndikuar politikisht dhe se turpi i saj nuk do të harrohet.

    “Turpi i juaj nuk do të harrohet, jo pse keni pasur të drejtë, por që keni qenë të ndikuar politikisht”, ka shkruar Sallahu./FrontOnline/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris. Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne,...
    Lajme12 Shtator 2024
    V.B është personi i arrestuar së fundmi nga autoritetet si i dyshuar për manipulimin e provave në rastin “Capat”-Sekiraqët. Ndaj tij është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra. Në një automjet që dyshohet se ka hyrë...
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e studenteve ka njoftuar se nesër hapet konkursi për pranimin e sutedentëve të UP-së në këtë qendër. Në njoftim bëhet më...
    Lajme12 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se në Ballkan “gjërat...
    Lajme12 Shtator 2024
    Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska, ku mbeti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.