×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i të infektuarve dhe hospitalizuarve nga Covid-19 në rritje

    FrontOnline
    29 Janar 2021

    Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e 304 raste. Ndonëse janë marrë masa mbrojtëse ndaj këtij virusi, gjatë këtij muaji nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe spitalet rajonale, është deklaruar se është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të infektimit me koronavirus.

    59 mijë e 304 persona janë infektuar me COVID-19 deri tani në Kosovë, derisa 1 mijë e 482 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

    Vetëm nga dita e hënë (25 janar) deri sot në vend janë regjistruar 1 mijë e 216 raste të reja të infektuara.

    Gjatë këtij muaji, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se është raportuar një numër më i madh i rasteve pozitive dhe viktimave si pasojë e COVID-19.

    Një gjë të tillë, e kanë konfirmuar edhe nga spitalet rajonale në vend.

    Në raport bëhet e ditur se 548 pacientë janë të shtrirë në 5 klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale.

    351 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, derisa 5 janë në respiratorë, 20 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 377 me oksigjen.

    Në 5 klinikat e QKUK’së janë të shtrirë 219 pacientë, nga ta 2 në respiratorë, 6 në ventilim mekanik joinvaziv, 156 me oksigjen.

    Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 329 pacientë, nga të cilët në respiratorë janë 3, në ventilim mekanik joinvaziv 14 dhe me oksigjen 221.

    195 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 75 janë të konfirmuar negativ dhe 57 të pakonfirmuar.

    Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 118 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 56 pacientë, në Spitalin e Pejës 72 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 27, në Spitalin e Vushtrrisë 9, në Spitalin e Mitrovicës 10 dhe në Spitalin e Ferizajit 37.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka treguar  se kohëve të fundit në këtë komunë është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim mjekësorë si pasojë e koronavirusit.

    Ai ka thënë se 168 raste janë aktive me koronavirus në Gjilan, derisa 22 pacientë të infektuar janë të hospitalizuar.

    “Është një rritje e numrit të pacientëve me COVID-19. Gjendja është e menaxhueshme. 168 raste me këtë virus janë aktive, ndërsa 22 persona të infektuar janë të hospitalizuar”, ka thënë ai.

    Ismajli ka thënë se përkundër rritjes së numrit të pacientëve, gjendja po menaxhohet mirë.

    Ndërsa, ai ka përmendur edhe inaugurimin e laboratorit për kryerjen e testeve RT-PCR, me ç’rast ka thënë se janë duke pritur rezultatet e 90 mostrave.

    Numër më të madh të të hospitalizuarve kanë spitalet tjera në vend.

    Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, ka thënë për Express se 56 pacientë janë të shtrirë në këtë spital.

    Ai ka treguar se 31 nga këta pacientë janë të infektuar me COVID-19, derisa 1 është në ventilim mekanik joinvaziv, 1 në respiratorë dhe 28 me oksigjen.

    “Janë 56 pacientë. Në respiratorë është 1, në ventilim mekanik joinvaziv 1, me oksigjen janë 28. Të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë 31, negativ janë 15 dhe të pakonfirmuar 10”, ka bërë të ditur ai.

    Shala ka treguar se kanë 125 shtretër për COVID, ndërsa 56 prej tyre janë të zënë.

    Se ka rritje të pacientëve, e kanë konfirmuar edhe nga spitalet tjera rajonale, si dhe nga Klinika Infektive.

    Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë ditë më parë se është vërejtur një rritje e lehtë e rasteve të infektuara.

    Ndërsa, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë dje se mjekët janë të stërngarkuar në spitale duke luftuar kundër koronavirusit dhe se numri i rasteve të infektuara po vazhdon të jetë i lartë.

    “Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale epidemiologjike me COVID -19, këtë muaj është raportuar numër më i madh të rasteve pozitive dhe vdekjeve. Mjekët të stërngakuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave”, është thënë nga ky institut./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.