×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja refuzon ankesën e Telekomit ndaj vendimit të Apelit në lidhje me Z-Mobile

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Telekomit të Kosovës dhe kërkesën për vendosje të masës së përkohshme, në mënyrë që të parandalohet ekzekutim i aktvendimit të Themelores së Prishtinës, me të cilin Telekomi detyrohet që t’i paguajë operatorit Z-Mobile shumën prej mbi 24.6 milionë euro.

    Fillimisht ndaj vendimit Telekomi kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila më 8 tetor të vitit 2020, kishte refuzuar ankesën e Telekomit dhe kishte lënë në fuqi vendimin e Themelores.

    Telekomit i ishin bllokuar llogaritë nga përmbaruesit për t’i tërhequr paratë.

    Telekomi ka dërgiuar çështjen në Kushtetuese, duke u ankuar për aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 22, për zbatimin e drejtpërdrejt të marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare, 24 për barazi para ligjit dhe 31 e drejta për gjykim të drejtë e të paanshëm, sipas Kushtetueses së Kosovës.

    Telekomi kishte kërkuar nga Kushtetuesja të vendoset masa e përkohshme, në mënyrë që të parandalohet ekzekutimi i vendimit të kontestuar, aktvendimi i Themelores në Prishtinë i 6 korrikut të vitit 2020 dhe urdhri përmbarimor i datës 15 korrik të vitit 2019.

    “Kolegji shqyrtues propozoi që, të refuzohet kërkesa e parashtruesit për vendosjen e masës së përkohshme dhe që në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme”, thuhet nga Kushtetuesja./FrontOnline/

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimës. Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal. Njoftimi...
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.