×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ njofton se janë edhe 41 mijë emaila të pa hapura nga votuesit jashtë vendit

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara.

    KQZ ka njoftuar se deri në përmbyllje të ditës së djeshme, në sistem janë futur 120 mijë aplikacione për regjistrim, kurse prej tyre janë aprovuar rreth 44 mijë.

    “Sipas të dhënave që kemi nga shërbimi votues janë 41 mijë e-maila të pa hapura. Vetëm pas përfundimit të të gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, në fund do të kemi një raport të detajuar ku do ta dimë saktë se sa është numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit dhe se sa prej do të regjistrohen suksesshëm pasi kanë plotësuar kriteret ligjore”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Elezi më tej ka shtuar se të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë përmes postës duke filluar më 2 shkurt.

    Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt.

    “Deri më 25 janar, sipas raportit të mesditës, në qendrën e thirrjeve për konfirmimi dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar rreth 36 mijë thirrje, prej tyre në rreth 30 mijë aplikuesit kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 6 mijë e 700 persona nuk e kanë hapur telefonin. Do të bëhen tentime të radhës me qëllim të verifikimit dhe konfirmimit”, ka shtuar Elezi.

    Ai ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i atyre që janë lajmëruar në telefon, 47 persona të cilët i kemi kontaktuar kanë thënë se nuk janë personat konkret, pra, nuk e kanë emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe shtetin, sikurse në të dhënat nga aplikacioni për regjistrim ose kanë deklaruar se nuk aplikuar fare për regjistrim për të votuar përmes postës.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Ish-finalisti i Big Brother VIP 2, Krist Dragot, i ftuar në Fun Club e quajti Heidin narcite dhe deklaroi se nuk besonte...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes. Abdixhiku tha se Agani ishte “i urti i...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.