×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci i reagon LDK-së: KQZ-ja dhe institucionet e tjera s’janë vend ku bëhen pazare politike

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Këshilltari i U.D së Presidentes, Vjosa Osmani, njëherit kandidat për deputet në listën e VV-së, Faton Peci, ka reguar kunder deklaratës së sotme të LDK-së.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Peci ka thënë se reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Duke shtuar se KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike.

    Peci në fund thotë se ata po i mbrojnë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji.

    Ky është postimi i plotë:

    Kundëreagim ndaj deklaratës së sotme të LDK-së

    Ata që e zgjodhën Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin sa herë që ai dhunonte e abuzonte me zyrën e presidentit, madje as atëherë kur e kishte vendosur sovranitetin e vendit në shitje, paskan sulmuar sot Presidenten në detyrë, ngase ajo ka kërkuar asgjë më shumë se sa pavarësi e paanshmëri të KQZ-së.

    Reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Ne konsiderojmë se ky reagim është i motivuar nga disponimi i ulët i qytetarëve për këtë subjekt dhe jo nga përpjekja e këtij subjekti për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë në vend.

    Kredia juaj morale është harxhuar. Nuk do të arrini ta bindni opinionin publik në pretendimin tuaj, sepse Kosova është keq shkaku juaj.

    Të kërkosh respektim të ligjshmërisë dhe paanësi në punën e KQZ-së nuk është as ndërhyrje e as kërcënim. Ngaqë ju jeni mësuar prej njëzetë vjetësh të funksioni mbi parametra joligjor, thirrjet për respektim ligji juve ju prekin sedrën.

    KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike. Kjo praktikë duhet të marrë fund, ndaj reagimet tuaja janë simptomë e panikut.

    Nuk do të ketë asnjëherë zmbrapsje në zbatimin e ligjit, ndaj Lista jonë do të mbetet e përkushtuar që kurdo dhe kudo të insistojë në ligjshmëri, duke mos e bërë ligjin asnjëherë subjekt të pazareve politike, siç keni bërë deri tashti ju! Askush nuk mund t`ua marrë juve flamurin e dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së Kushtetutës! Ne po e bëjmë pikërisht të kundërtën. Po i mbrojmë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë,...
    Lajme07 Maj 2024
    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Të tjera
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...
    Vip07 Maj 2024
    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. Artistja shqiptare me...
    Kronika07 Maj 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në tokën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes....
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një shtetasi të Shqipërisë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dal nga shtëpia dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas policisë, pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.