×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 2 mijë e 500 të arrestuar gjatë protestës në Rusi

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Policia ruse ka arrestuar mbi 2500 vetë dhe ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit që kishin dalë në mot të acartë me thirrjet për lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalni.

    Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin.

    Yulia Navalnaya konfirmoi arrestimin në Moskë përmes një postimi në Instagram nga furgoni policor, duke kërkuar ndjesë për formulimin e postimit, pasi po shkruante me dritë të dobët në furgon.

    Ajo është një ndër protestuesit e shumtë që u arrestuan gjatë tubimeve me thirrjet për lirimin e Navalnit.

    Protesta u zhvilluan në më shumë se 60 qytete ruse. Pjesëmarrësit sfiduan masat e marra nga policia për të penguar protestat, të cilat janë shpallur të paligjshme.

    Protestat filluan në Lindjen e Largët dhe në Siberi, duke përfshirë qytetet Vladivostok dhe Khabarovsk, në të cilat sipas mbështetësve të zotit Navalni, po marrin pjesë me mijëra veta.

    Në Khabarovsk, një qytet rus në kufi me Kinën, rreth 8 mijë kilometra në lindje të Moskës, protestuesit u përleshën me policinë që po përpiqej të parandalonte tubimin.

    Bashkëpunëtorët e zotit Navalni në Moskë dhe qytete të tjera, janë arrestuar tashmë që para tubimeve.Policia ka paralajmëruar mbështetësit e opozitës por edhe gazetarët e pavarur kundër mbulimit të protestave.

    Universitetet ruse u kanë thënë studentëve që të mos marrin pjesë në tubimet në mbështetje të zotit Navalni, disa duke i kërcënuar ata me masa disiplinore, përfshirë përjashtimin.

    Zëdhënësja e ambasadës amerikane në Moskë, Rebecca Ross komentoi në Twitter duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin njoftimet për protesta dhe arrestime të protestuesve paqësorë dhe gazetarëve dhe dënojnë reagimin e autoriteteve ndaj demonstratave.

    Protestat e së shtunës janë të parat të organizuara nga mbështetësit e zotit Navalni që kur u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me një agjent nervor. Ai u arrestua menjëherë me të arritur në Moskë./voa

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kryeministri francez, Gabriel Attal njoftoi të mërkurën dërgimin e forcave ushtarake në portet dhe aeroportet e Kaledonisë së Re mes një rritje...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA përmes një postimi në “X” ka njoftuar se sa persona janë larguar nga Rafah. Kjo...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Sport15 Maj 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Atalantas dhe Juventusit. Dy ekipet po luajnë në finalen e Kupës së Italisë për këtë...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili u plagos sot. Rama përmes...
    Lajme15 Maj 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi nëse Kosova e humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës e ka cilësuar si humbje...
    Kronika15 Maj 2024
    Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.