×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon që KQZ të zbatojë vendimet e Kushtetueses pa asnjë përjashtim

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    LDK përmes një konference për media ka kërkuar nga KQZ që të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve të drejtësisë për certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhje.

    LDK ka bërë kritika ndaj  Zyrës për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, pasi sipas tyre ata nuk po zbatojnë vendimin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

    “Vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të zbatohen në tërësi dhe pa asnjë përjashtim”, deklaroi Ardita Dushi nga LDK në një konferencë për media, përcjell Telegrafi.

    LDK thotë se asnjë parti politike dhe asnjë kandidatë nuk është mbi ligjin.

    “Ky parim duhet të vlejë për të gjitha subjektet politike”.

    LDK thotë se janë “të papranueshme sulmet ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka”.

    Kjo parti ka kërkuar edhe reagimin e ambasadave të huaja dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që “të dënojnë përpjekjet e partive politike për kapjen e institucioneve të pavarura”.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjatë dy dekadave që shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004, pati një...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.