×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari reagon pasi që fotografia e Besarta Jasharit u vendos në një baner me dy kandidatet e VV-së

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Fotografia e Besarta Jasharit, vajzës së Hamëz Jasharit, e cila është e mbijetuara e masakrës në shtëpinë e saj në Prekaz, është vendosur në sheshin e Prishtinës. Për këtë ka reaguar vëllai i saj, Bekim Jashari, i cili thotë se fotografia i është vendosur në një baner me motive politike dhe kjo, sipas tij është e papranueshme e jonjerëzore.

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur një baner me fotografitë e dy kandidatëve për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit. Bashkë me to është vendosur edhe fotoja e Besarta Jasharit.

    Për vendosjen e fotografisë së Jasharit, ka reaguar Bekim Jashari, për të cilin është joetike e jonjerëzore të keqpërdoret fotoja e motrës së tij për motive politike

    Shkrimi i plotë:

    Reagim

    Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari.

    Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike.

    Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.

    Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi./FrontOnline/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.