×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeministri Berisha: Haradinaj i duhuri për President

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Ish- kryeministri i republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se Ramush Haradinaj ka dëshmuar burrëri edhe në detyrë por edhe në fatkeqësi.

    Në një prononcim për Syri TV, në “Çim Peka Live”, Berisha ka thënë se kur udhëheqësit serb fshiheshin në vrima miu nga drejtësia ndërkombëtare, Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe u nis për në Hagë.

    “Pa ndërhy kategorikisht në asnjë lloj posti, Ramush Haradinaj mund të them se ka atribuuar dinjitet dhe burrëri edhe në detyrë por edhe në fatkeqësi. Mos harroni një moment, 15 vjet më parë Haradinaj ishte kryeministër dhe e kërkuan në Hagë, ai dha dorëheqje dhe u nis drejt Hagës në një kohë kur udhëheqësit serb që kërkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare futeshin në vrima të miut”, ka thënë Berisha.

    Ish-kryeministri shqiptar ka kujtuar edhe deklaratën e presidentit amerikan në atë kohë, Bush i cili përmes një deklarate ka vlerësuar qëndrimin dinjitoz të Haradinajt.

    “Jo vetëm shqiptarët që u ndjenë krenar, por në atë kohë mbaj mend si sot kur presidenti amerikan Bush bëri një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë për qëndrim dinjitoz të kryeministrit Haradinaj. Kështu që, unë nuk jam për të përcaktuar çfarë funksionesh dhe postesh, por unë mund të them se Haradinaj ka mbajtur qëndrime dinjitoze në të gjitha rrethanat e karrierës së tij”, është shprehur Berisha./FrontOnline/

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri njëherit anëtar tek Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, thotë për FrontOnline...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.