×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett:SHBA nuk do të detyrojë popullin e Kosovës të pranojë një marrëvshje që nuk janë të gatshëm ta pranojnë

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka folur rreth marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai thotë se as demokratët e as republikanët nuk do përpiqen të detyrojnë popullin e Kosovës të pranojnë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm ta pranojnë.

    Kosnett deklaron se shkëmbimi i territoreve ka dështuar që nga fillimi sepse në Kosovë nuk e donin atë.

    Nuk dëshiroj të shpenzoj shumë kohë tani duke menduar për të kaluarën, duke folur për të kaluarën. Do të ketë mundësi tjera për këtë. Por, një gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe që mendoj ka qenë e pandryshueshme gjatë administratave amerikane, të udhëhequra nga demokratët apo republikanët, është se nuk do të përpiqemi të detyrojmë popullin e Kosovës për ta pranuar një marrëveshje, të cilën nuk janë të gatshëm ta pranojnë. Përkitazi me shkëmbimin e territorit, e kuptoj shumë mirë përse ka pasur shumë lodhje për të. Gjatë disa viteve të fundit, vazhdimisht e kemi thënë se në Kosovë nuk ka fare dëshirë për shkëmbim të territorit, pra është e dështuar prej fillimit. Më së shumti që kushdo në administratën paraprake kanë thënë është se nëse populli i Kosovës dhe Serbisë arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin elemente të ndryshimit të kufirit apo rregullimit të kufirit, atëherë ne nuk do ta refuzonim atë pa e shqyrtuar fare. E kjo dallon shumë nga thënia se po nxitim për shkëmbim të territorit. E dini, njerëzit më kanë pyetur për këtë gjatë dy viteve të fundit dhe përgjigjja ime është mjaft e pandryshueshme: populli i Kosovës nuk është i interesuar në shkëmbim të territorit prandaj nuk ma merr mendja që kjo do të kalojë“, deklaroi Kosnett në Politiko të Kanal10.

     

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.