×
  • Lajme
  • Lajme

    Burrë e grua në një Konsullatë

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Punësimet e diplomatëve që kanë lidhje familjare kanë vazhduar ndër vite dhe përjashtim nuk bëjnë as konsullatat e përgjithshme. Fidan Ibrahimi dhe Besa Ibrahimi në raport familjar janë e burrë e grua, kurse në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt njëri është konsull e tjetra asistente administrative. Megjithëse rregulloret e brendshme të MPJ-së inkurajojnë bashkëshortët dhe anëtarët e tjerë të familjes që ta shoqërojnë personelin diplomatik ose konsullor, në asnjë mënyrë një anëtar i familjes nuk guxon të shërbejë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të bashkëshortit apo bashkëshortes

    Prishtinë, 21 janar – Nëpër konsullatat e Kosovës vazhdojnë të punësohen diplomatë e nëpunës që kanë lidhje familjare. Fidan Ibrahimi dhe Besa Ibrahimi janë në raport familjar – burrë e grua. Të dy këta janë pjesë e stafit të Konsullatës së Përgjithshme në Frankfurt nga viti 2019. Fidan Ibrahimi është konsull, ndërkaq gruaja e tij asistente administrative.

    Sipas një liste që e ka siguruar KOHA, kjo konsullatë numëron dhjetë punonjës, por në faqen zyrtare të Ministrisë janë të vendosur vetëm emrat e konsujve.

    I kontaktuar nga KOHA, Ibrahimi ka thënë se sqarimet do t’i japë ministria. Por, përgjigjet nga ky dikaster dhe Konsullata e Frankfurtit kanë munguar edhe pse KOHA ka adresuar pyetje prej së martës.

    Megjithëse rregulloret e brendshme të MPJ-së inkurajojnë bashkëshortët dhe anëtarët e tjerë të familjes që ta shoqërojnë personelin diplomatik ose konsullor, në asnjë mënyrë një anëtar i familjes nuk guxon të shërbejë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të bashkëshortit apo bashkëshortes.

    Angazhimi dhe punësimi i anëtarëve të familjes, të cilët i plotësojnë kushtet, duhet t’u nënshtrohen kushteve të njëjta, si kategoritë e tjera të personelit ose kandidatëve për punë.

    “Angazhimi dhe punësimi i anëtarëve të familjes, të cilët i plotësojnë kushtet u nënshtrohen kushteve të njëjta si kategoritë e tjera të personelit ose kandidatëve për punë. Në asnjë mënyrë një anëtar i familjes nuk guxon të shërbejë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të bashkëshortit/es së tij ose saj. Çfarëdo çështje që ka të bëjë me nepotizëm ose konflikte të mundshme të interesit duhet të referohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme për vëmendje të posaçme të drejtorit të përgjithshëm dhe Drejtorisë Ligjore”, thotë neni 15 i rregullores.

    Konsullata e Kosovës në Frankfurt udhëhiqet nga Fatmire Musliu, së cilës i ka përfunduar mandati dhe posa të akreditohet zëvendësimi i saj, ajo do të kthehet në MPJ.

    Ky nuk është rasti i vetëm kur brenda një misioni punojnë diplomatë që kanë lidhje familjare.

    Vëzhgues të punës së shërbimit të jashtëm thonë se rastet e tilla janë edhe një tregues tjetër i instrumentalizimit të këtij shërbimi nga individë dhe grupe me ndikim politik.

    “Mendoj që rastet e tilla nëse vazhdojnë të shfaqen shpesh përforcojnë bindjen se misionet diplomatike shihen si vende pune nga individë apo grupe të caktuara që mund të kenë lidhje të forta politike. Në këtë drejtim shihen si mundësi për t’u akomoduar në punësim edhe individë të së njëjtës familje”, ka thënë Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

    “Që nga themelimi i shërbimit të jashtëm në vitin 2008, ka më shumë se një rast të raportuar në media, me ç’rast misionet diplomatike shihen vetëm si vende pune dhe iu përshtaten si të tilla individëve dhe familjarëve të tyre. Për shkak se ka ndodhur më shumë se një herë, nuk po flasim për një ngjarje të izoluar”, ka potencuar Berisha.

    KOHA pati raportuar vitin e kaluar se, Ministria e Jashtme ishte përkujdesur që Shpend Kallaba dhe reja e tij, Bubulina Krasniqi, të shërbejnë brenda të njëjtit mision diplomatik në Ambasadën e Kosovës në Budapest. Përpara se të dërgoheshin në këtë mision, ata kishin shërbyer në Sofje.

    Ndërkaq, në Federatën e Zvicrës ishin rehatuar eksponentë të PDK-së. Aktivistja Valbona Fazliu-Rrecaj nuk kishte arritur të zgjidhej deputete në vitin 2010, por qeverisja e drejtuar nga ky subjekt politik, atë dhe bashkëshortin e saj, Visar Rrecaj, i pati dërguar si diplomatë në një shtet.

    Edhe gjatë qeverisjes së ministres Haradinaj ka vazhduar praktika, ku të fuqishmit e politikës rehatojnë familjarë, bashkëpartiakë dhe miq.

    të adresuar këtë mangësi dhe të tjerat që janë identifikuar në të kaluarën, sipas Berishës, shërbimi i jashtëm do të duhej të nënshtrohej një rishikimi total dhe mbi bazën e gjetjeve të këtij rishikimi të ndërmerrej një reformë gjithëpërfshirëse, “e cila më pastaj do të ofronte një mundësi për të pasur një fillim të ri në njëfarë forme, me një bazë ligjore të përmirësuar, por edhe me praktika institucionale të përmirësuara”.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është hapur konkursi për 25 diplomatë të rinj. Gërvalla ka bërë me...
    Lajme18 Shtator 2024
    Raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore....
    Lajme18 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka thënë se partia e tij me partnerët në...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se në krye me LDK-në në pushtet do të bëhet një verison i ri i...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti Besian Mustafa ka thënë se arsyeja pse Qeveria po manipulon me shifra në ekonomi, më saktësisht me këtë të fundit për...
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR’i ka publikuar pamje nga arritja në Kosovë e trupave nga Mbretëria e Bashkuar. Në njoftimin e KFOR thuhet se trupat britanike...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Gerti Bogdani. Ai është shprehur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka qëndruar për vizitë në një familje në fshatin Muzeqinë...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për marrëdhëniet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ka theksuar se ka mospajtime të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.