Një raund i ri sulmesh ka ndodhur sot në Liban me shpërthimet e radiove, pajisjeve të tjera të komunikimit dhe paneleve diellore që në Bejrut dhe shumë rajone të tjera që kanë lënë të vdekur 14 persona dhe 450 të tjerë të plagosur.
Shumë prej të plagosurve kanë plagë në krahë dhe në stomak, pasi kanë qenë duke mbajtur në duar ose xhepat e tyre radiomarrësit në momentin e shpërthimit.
Dëshmitarët okularë thanë se radiot portative të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen, ashtu si edhe sistemet e energjisë diellore të banimit.
Imazhet e shpërthimit të paneleve diellore, skanerëve të gjurmëve të gishtërinjve dhe pajisjeve të tjera kanë qarkulluar në mediat sociale.
Duke folur me trupat izraelite, Gallant nuk përmendi shpërthimet misterioze, por vlerësoi punën e IDF-së dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se “rezultatet janë shumë mbresëlënëse“.
Pas muajsh lufte në Gaza, ai tha se “qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet, forcat dhe energjinë“.
“Ne do të kryejmë detyrat tona në të gjitha frontet. Ne nuk i kemi harruar të rrëmbyerit dhe nuk i kemi harruar detyrat tona në jug, kjo është detyra jonë dhe ne po e kryejmë në të njëjtën kohë. Jemi në fillimin e një faze të re të luftës. Kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje. Ky operacion kryhet nga të gjitha organet dhe detyra është e qartë dhe e thjeshtë – që banorët e vendbanimeve në veri të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Ne kemi nevojë për konsistencë me kalimin e kohës. Kjo luftë kërkon guxim të madh, vendosmëri dhe këmbëngulje“, tha ai./Express/