×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala tregon masat që do ti ndërmarrin për të punësuarit në sektorin privat dhe publik

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar të gjitha masat e PDK-së për t’i mbështetur të punësuarit në sektorin privat dhe publik.

    Shala, ka renditur të gjitha pikat duke treguar se sa do të jetë paga minimale, po ashtu ka treguar që do të rritet edhe numri i inspektorëve e masa të tjera.

    Postimi i tij i plotë:

    Masat për t’i mbështetur të punësuarit në sektorin privat dhe publik:

    1. a) Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro.
    2. b) Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punës i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve dhe punëdhënësve.
    3. c) Do të rritet numri i Inspektorëve të Punës, i cili numër do të jetë i mjaftueshëm për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punësuarve.
    4. d) Me qëllim të rritjes së pagave në sektorin privat, dhe të ardhurave të disponueshme të punësuarve për një standard më të lartë të qytetarëve tanë, do të angazhohemi që për kompanitë të cilat rritin pagat për të punësuarit e tyre në mbi 500 euro në muaj, Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës të jetë nga 10% sa është aktualisht, në 5% në qeverinë tonë.
    5. e) Do të rriten pagat ekzistuese në mesatare prej 30% për të gjithë zyrtarët në sektorin publik, përmes rregullimit të ligjit për paga. Do të rregullohen kualifikimet adekuate të pozitës së punës sipas përvojës dhe kualifikimeve profesionale.

    #Rimëkëmbje #PDK #HoxhajKryeministër/FrontOnline/

     

    https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2928239887451494

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Sport07 Maj 2024
    Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët në këtë sfidë...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për miratimin e programit 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor. Përmes një...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.