×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i shkruan Joe Biden-it: E kam shpallur kandidaturën për president

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar një letër urimi presidenti të ri të ShBA-së, Joe Biden.

    Në lëtrën e Haradinajt thuhet se zgjedhja e juaj president solli një shpresë të re për perspektivën e vendit tonë, pasi çdo qytetar është i vetëdijshëm dhe mirënjohës për kontributin tuaj të madh në lirinë dhe sovranitetin tonë.

    Letra e plotë:

    Sot i kam nisur Presidentit Joe Biden, një letër urimi me rastin e inaugurimit të tij, si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Më poshtë gjeni letrën e përkthyer në gjuhën shqipe:

    I nderuar z. President,

    Miku im i dashur!

    Urimet e mia më të përzemërta për inaugurimin tuaj si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Qytetarët amerikanë kanë besuar në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Njëjtë edhe shumë vende në të gjithë botën, veçanërisht në Ballkan.

    Në Kosovë zgjedhja juaj solli një shpresë të re për perspektivën e vendit tonë, pasi çdo qytetar është i vetëdijshëm dhe mirënjohës për kontributin tuaj të madh në lirinë dhe sovranitetin tonë. Emri juaj është i lidhur ngushtë me historinë e shtetit tonë të ri dhe shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë atë që keni bërë për Kosovën. Siç e dini, mosmarrëveshjet tona me Serbinë tani kanë kaluar në nivel diplomatik por ende nuk janë zgjidhur. Si shtet ne po punojmë pandalë tash e shumë vite për të realizuar aspiratën tonë që të jemi shtet plotësisht i njohur dhe anëtar i respektuar në NATO, BE dhe OKB. Me këto sfida para, është mirë të dimë, se Kosova tani, nuk ka vetëm një aleat, por një mik të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë dhe njerëzit tanë janë të sigurt në mbështetjen tuaj.

    Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 Shkurt, unë kam paraqitur kandidaturën time për President të Kosovës. Si Kosovë, ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. President tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës.

    Për mandatin tuaj të parë si President i Shteteve të Bashkuara ju bekoftë Zoti, fat dhe sukses.

    Sinqerisht,

    Ramush Haradinaj

    No photo description available.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.