×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja pas shpërthimit të zjarrit në shkollën “Ilir Kunushefci” në Podujevë

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Një pjesë e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë sot në mëngjes është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme në këtë objekt.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizitoi këtë shkollë për t’u njoftuar nga afër me gjendjen e objektit dhe dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit.

    Bulliqi tha në bazë të informacioneve të para zjarri në fillim ka përfshirë kulmin e objektit dhe falë intervenimit të zjarrfikësve dhe policisë zjarri është lokalizuar.

    “Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy dhoma mësimi dhe tri banjo” tha kryetari Bulliqi.

    Lidhur me shkaktarin e zjarrit do të deklarohen organet kompetente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Komuna do të intervenojë në kohën sa më shpejtë për sanimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa deri në krijimin e kushteve për mësim në objekt shkollor, për nxënësit e shkollës “Ilir Konushefci” mësimi do të zhvillohet online.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin e tij opsione janë vetëm shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave në Prizren. Ata dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i...
    Të tjera
    Vip20 Maj 2024
    Modelja e njohur, Kendall Jenner ka nisur sot ditën goxha joshëse. Duke fotografuar vetën në pasqyrë, ajo është shfaqur e zhveshur komplet....
    Vip20 Maj 2024
    Kur të gjithë prisnin që marrëdhënia mes Harry Styles dhe Taylor Russell të bëhej edhe më serioze ndodhi ajo që nuk pritej....
    Lajme20 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ndër vite e ka kundërshtuar fort krijimin e Asociacionit duke e quajtur “Zajednicë” atë që e kishin pranuar qeveritë në...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ligjvënësit, ashtu edhe siç pritej, do të zhbëjnë veton që presidentja Salome Zurabishvili,...
    Sport20 Maj 2024
    Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë prioritet mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva. 20-vjeçari po ashtu e ka tërhequr...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.