×
  • Lajme
  • Lajme

    “AAK do të jetë pjesë e qeverisë”

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi shprehet i bindur se do t’i fitojnë rreth njëzet deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa e sheh partinë që përfaqëson në qeverinë e ardhshme, Isufi thotë se nuk do të kenë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, por do të insistojnë në fund që posti i presidentit t’i takojë liderit partiak, Ramush Haradinaj.

    Isufi në një intervistë për KosovaPress thotë se AAK-ja është e mobilizuar më mirë se partitë tjera dhe për këtë presin ngritje të votave në zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë, ai thekson se do t’i demantojnë gjitha sondazhet që po e rendisin me numra të ulët partinë e Ramush Haradinajt në zgjedhje.

    “Jemi të mobilizuar si AAK më mirë se partitë tjera dhe presim një ngritje të votës e cila do të jetë solide për AAK-në… në sondazhet gjitha rastet i kemi demantuar sepse kemi pas më shumë se sa sondazhet na kanë qitë. Prandaj edhe kësaj here ne planifikojmë të jetë një ngritje e deputetëve me numër shumë më të madh se sa ka qenë në të kaluarën për arsye se jemi më praktik, më dinamikë dhe ofrojmë më shumë për qytetarët e Kosovës… sigurisht që do të kemi rreth 20 deputetë sepse dinamika e punës sonë ka ndryshuar terrenin”, deklaron Isufi për KosovaPress.

    Krahas kësaj, nënkryetari i AAK-së thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike dhe pas zgjedhjeve do t’i shohin të gjitha mundësitë për bashkëpunim.

    “Aleanca ka treguar qysh në fillim se nuk ka vija të kuqe me partitë tjera sepse i kemi parë se i kanë zbehur kur ka interesa. Prandaj AAK-ja është shumë më pozitive në këtë drejtim. Ne do të bëjmë koalicion me një parti e cila garanton qeverisje të mirë, garanton qasje ndaj qytetarëve të Kosovës në përmirësimin e jetës së tyre, e po ashtu ne jemi partia që nuk kemi armiq, por partnerë në qeverisje… absolutisht ne partitë politike i shohim si partner të mundshëm në qeverisje, i shohim si të angazhuar në interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

    Isufi deklaron se AAK-ja nuk ka vota për askënd tjetër për president, përveç Ramush Haradinajt.

    “Ne e kemi përcaktuar kandidatin tonë për president dhe nuk luajmë me opinionin. Prandaj e kemi thënë se do të jemi pjesë e qeverisjes, njëkohësisht do të kërkojmë që president i Republikës së Kosovës të jetë zotëri Haradinaj për shkak se paraqet një opinion unifikues më shumë. Pavarësisht pozitë, opozitë gjithmonë ka mbajtur një qëndrim dhe ka qenë komunikues më shumë se të tjerët. Prandaj i takon pozita e presidentin dhe ne besojmë se do të arrijmë”, tha ai.

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e qeverisë Hoti, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 14 shkurt.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Janë shkatërruar rreth 1 mijë armë ilegale. Shkatërrimi i tyre u bë sot në fshatin Prelez të Ferizajt. Konfiskimi i armëve u...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës....
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    FC Prishtina ishte rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” në fillim të këtij sezoni, pas një kohe të gjatë “shtegtimi”, për shkak të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën...
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.