×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-mësimdhënësja kërkon nga Komuna e Pejës kompensimin e pagave pas pensionimit

    FrontOnline
    18 Shtator 2019

    Është caktuar të bëhet ekspertizë financiare, në çështjen civile ku ish-mësimdhënësja Zojë Lulaj, po kërkon nga Komuna e Pejës, kompensimin e pagave pas daljes së saj në pension.

    Me pretendimet se këto paga i takojnë asaj, ajo e ka paditur Komunën e Pejës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit.

    Paditësja Lulaj, kërkon që t’i kompensohen tri pagat për përcjellje në pension, në shumë prej 1.452 euro, si dhe shpërblimin jubilar në shumë prej 726 euro.

    E të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Pejë, është mbajtur seanca përgatitore në këtë çështje civile.

    Gjatë seancës, përfaqësuesi i paditëses, avokati Besim Ahmetaj, i ka propozuar gjykatës që të caktojë një ekspertë për nxjerrjen e ekspertizës financiare.

    Ndërsa, përfaqësuesja e Komunës së Pejës, avokatja Drita Sopi-Gashi ka thënë që mbetet pranë përgjigjes në padi, ku sipas saj, padia dhe kërkesa e saj duhet t’i drejtohen Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministrisë së Financave, të cilat siç ka thënë ajo, janë garantuese për përmbushjen e obligimeve financiare.

    Sipas përgjigjes në padi, e paditura e ka kundërshtuar padinë si të pabazuar dhe ka theksuar që kërkesa e padisë nuk ka mbështetje ligjore.

    Më pas, me aktvendim, gjyqtarja e çështjes, Afërdita Mulhaxha, e ka aprovuar propozimin e avokatit Ahmetaj, duke konstatuar që për nxjerrje të ekspertizës financiare do të caktohet një ekspertë nga lista e gjykatës.

    Ajo ka thënë se seanca e shqyrtimit kryesor do të caktohet pasi që nxjerrjet ekspertiza financiare. Sipas padisë së ushtruar në Gjykatën Themelore në Pejë, paditësja Zojë Lulaj po kërkon nga e paditura, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, që t’ia kompensojë tri pagat përcjellëse në pension, në shumë totale prej 1.425 euro, si dhe shpërblimin jubilar në shumë prej 726 euro.

    Në padi thuhet që paditësja Lulaj për 41 vjet e 11 muaj dhe katër ditë, ka punuar si mësimdhënëse në shkollën fillore “7 shtatori”, në Vitomericë të Pejës, dhe më 26 nëntor 2018, me aktvendim i është ndërpre kjo marrëdhënie e punës, pasi që ajo e ka arritur moshën e pensionit.

    Sipas padisë, ajo me kërkesë i është drejtuar Komunës së Pejës, nga e cila e ka kërkuar kompensimin e këtyre pagave, por sipas saj, një gjë e tillë nuk është realizuar dhe e njëjta më pas ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Pejë. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.