×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se LDK ka listën me kandidatët më të mirë

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, ku tha se LDK është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara.

    Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre të palodhshëm për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Shtëpia jonë politike ka pasur shumë furtuna, por ne gjithmonë kemi dalur ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje. Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, për të vazhduar qeverisjen e mirë, menaxhimin e sukseshëm të pandemisë dhe mbështetjen për qytetarët dhe bizneset vendore. Që nga ardhja ime në krye të Qeverisë, kemi forcuar marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, kemi larguar nga tavolina e dialogut çështjen e shkëmbimit të territoreve, kemi sjellur njohjen e Izraelit. Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha midis tjerash kryeministri Hoti.

    Sipas një komunikate të LDK-së, ai nënvizoi se kur e morri qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e forcave të ushtrisë amerikane, ndërsa sot FSK-ja po merr pjesë në misione paqeruajtëse me gardën e Ajovës.

    Hoti theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka listën me kandidatët më të mirë dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...
    Lajme07 Maj 2024
    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Konferenca do...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.