×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mund t`i drejtohet Kushtetueses nëse nuk çertifikohet nga KQZ-ja

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Sot është data e fundit kur subjektet politike mund të dërgojnë në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë.

    Por një dilemë dhe paqartësi e madhe mbetet me emrin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pasi të njëjtit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk i lejohet kandidimi për deputet për shkak të dënimit të tij.

    E njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se duke parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as KQZ-ja nuk pritet ta çertifikojë emrin e tij.

    “Me vetë faktin që Gjykata Kushtetuese ka kufizuar një të drejtë të garantuar me Kushtetutë, si e drejta për tu zgjedhur duke ndërtuar nje standard të ri, KQZ në bazë të interpretimit të vendimit të Kushtetuesës nuk mund të pritet që të çertifikoj kandidaturat e personave të denuar në tre vitet e fundit. Edhe pse një konkludim i tillë nuk mundet të mirret si i mirë kur dihet se 11 anëtarë të KQZ do të vendosin lidhur me këtë çështje”

    Tutje Miftaraj thekson se Kurti, në rast se nuk çertifkohet nga KQZ-ja, mund të ndjekë rrugët ligjore duke iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar vendimin e saj.

    “Sidoqoftë, e drejta në ankesë ndaj vendimeve të KQZ është e garantuar, që nënkupton se z. Kurti dhe të tjeret duhet që përmes rrugëve ligjore dhe institucionale të sfidojnë KQZ, PZAP dhe Gjykatën Supreme duke shfrytëzuar të drejtën ti drejtohen edhe një herë Gjykatës Kushtetuese per të sqaruar vendimin e saj, kuptohet duke shtjerr të gjitha mjetet juridike në dispozicion. Në anën tjetër, duke marr per bazë kohën e shkurtë kohore deri në ditën e zgjedhjeve me 14 shkurt 2021, duhet pritur që KQZ, PZAP, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese ti trajtojnë ankesat brenda afateve ligjore” tha Miftaraj për Gazeta Blic.

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse për votën e deputetit Etem Arifi, qeveria Hoti ra nga pushteti.Disa ditë më vonë UD. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani shpërndau parlamentin duke shpallur 14 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.Tash e sa ditë subjektet politike kanë filluar fushatën elektorale, kanë shpallë disa nga kandidatët për deputetë dhe bërë publike aderimet e reja.Ndërkohë para fillimit zyrtar të fushatës u finalizuar edhe marrëveshje ndërmjet “Iniciativës” së Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.