×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Vjosa Osmani në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, u fut në listë me Fitore Pacollin

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të premten gjatë takimit më strukturat e partisë në Lipjan, se “ata që e tradhtuan LDK-në së fundmi, do të marrin atë që e meritojnë”.

    “Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish-kolegja jonë do të marrë atë që meriton. Në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndrojë në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”.

    Ai potencoi faktin se kjo fushatë zgjedhore do të jetë mjaft e vështirë për, siç tha, se janë përballë dy koncepte të kundërta.

    “ Gara politike do të bëhet mes të vërtetës dhe propagandës, do të jetë garë në mes të mentalitetit qeverisës pro evropian qytetar dhe në mes të diktaturës dhe censurimit të fjalës së lirë. Një gjë tjetër që duhet theksuar është së në këto zgjedhje njerëzit nuk do të votojnë në Facebook por në kutitë e votimit”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri njëherit anëtar tek Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, thotë për FrontOnline...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare të Shtypit vizitoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). Gjatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.