×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga PDK-ja, tregojnë se a po i hyn garës për deputet i biri i Thaçit

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, nuk është në dijeni nëse i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, është propozuar si kandidat për deputet në listën e këtij subjekti.

    Megjithatë Gjoshi, deklaroi që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Endrit Thaçi do të mirëpritej në PDK, sikurse secili që do të jepte kontribut për të mirën e shoqërisë.

    ”PDK ndjek një procedurë goxha demokratike të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave. Jemi parti që vazhdimisht jemi reformuar dhe ripërtërirë”.

    ”Kemi qenë të hapur ndaj shoqërisë civile dhe mediave”.

    A është e vërtetë që djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti – do t’i hyjë garës për deputet?

    ”Nuk kam informacion të tillë. Të paktën nuk e di nëse dikush nga degët tona e kanë propozuar – por nëse po, do të ishte i mirëseardhur jo vetëm ai por secili që do jepte kontribut për shoqërinë”.

    ”Por nuk besoj! Nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të tillë që do të jetë pjesë e listës”.

    ”Është deputetja e nderuar pjesë e listës, Evgjeni Thaçi – Dragusha, e cila është vajza e vëllaut të ish-presidentit Thaçi. Pra është e përzgjedhur për shkak të vlerave të saj që ka dhe është e propozuar nga dega e Obiliqit aty ku dhe jeton”.

    Ai tutje në KlanKosova ka sqaruar për procedurat nëpër të cilat kalon struktura e PDK-së deri në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

    ”Ne kemi një lloj procesi që fillon qysh me shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave”.

    ”Fillimisht bisedojmë me kryetarë të degëve, mandej e kanë ato një proces të brendshëm të diskutimit dhe vendimmarrjes. Pastaj është një numër njerëzish që kanë preferenca karshi PDK-së. Një pjesë të madhe e kemi parë nëpër media”.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.