×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paraqet listën e kandidatëve para Këshillit Drejtues

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka quajtur ndryshe për shkak të zhvillime që kanë ndodhur në vend.

    Haradinaj ka shprehur solidaritetin për bashkëluftëtarët e tij që janë në Hagë.

    “Ne kishim ëndërr lirinë e Kosovës. As sot, pas dy dekadash në liri, dashuria jonë për Kosovën nuk është zbehur aspak. Solidarizohemi me bashkëluftëtarët që sot janë në Hagë dhe iu themi bashkëluftëtarëve kudo që janë, se qëndrojmë të fortë. Jemi këtu për ta, jemi këtu me ta”, është shprehur Haradinaj.

    Tutje ai u ka thënë qytetarëve të vendit, që Aleanca është adresë, jo vetëm e qëndrueshme dhe e fortë, por edhe adresë që në procese të rëndësishme janë vendimtarë. Roli i AAK-së, siç thotë Haradinaj, është vendimtar për cilësinë e reformave, fuqinë e Kosovës dhe të institucioneve.

    “Programi ynë është i punuar me kujdes, ku në plan të parë është ekonomia e vendit. Aty përfshihet fondi 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili jo vetëm që e ndal rënien ekonomike, por me të vërtetë e bën ndryshimin, për shumë qytetarë të Kosovës të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike. Me këtë fond, askush nuk do të mbetet i papërfshirë. Ne kemi kërkuar që fondet e Autostradës së Dukagjinit të ridestinohen në urgjencën ekonomike, te qytetarët dhe sipërmarrësit, të paktën edhe këtë vit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    “Në këto zgjedhje, ne nuk zgjedhim vetëm Kuvendin, qeverinë dhe programin qeverisës. Në këto zgjedhje, ne zgjedhim edhe Presidentin e vendit dhe programin e tij. Kjo është një risi, që Aleanca e ofroi me kohë për vendin. Në fillim nuk u kuptuam. Sot kemi edhe kandidatë tjerë, kemi zonjën Vjosa Osmani nga Vetëvendosje, të cilën e kam ftuar në debat televiziv, që t’iu tregojmë qytetarëve se si do ta forcojmë Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm, si do të përballemi me të gjitha ato tema që i kemi përpara, por edhe si do ta anëtarësojmë Kosovën ne NATO. E kush e di më mirë rrugën drejt NATO-s? Kush do ta ruajë më mirë besimin e brezave që sakrifikuan për Kosovën e 17 shkurtit? Ju siguroj që ndoshta në Serbi do të gëzohen nëse nuk do të jem president. Por e kanë gabim, sepse Kosova qëndron në të drejtën e vet, pa i dëmtuar të tjerët. Zgjidhja është respekti i ndërsjellë, e jo qasja që po ndodh tash, kur kemi qeveri dhe presidente në detyrë”, ka vazhduar tutje ai.

    Haradinaj ka theksuar se Aleanca ka ditur të punojë me të gjithë udhëheqësit botëror, e të ngrisin çështjen e Kosovës në nivelin më të lartë të vendimmarrësve më të mëdhenj të botës, por jo duke u nënshtruar, sepse Kosova nuk ka nevojë të nënshtrohet para askujt.

    Ai gjithashtu ka njoftuar se sot para Këshillit Drejtues, ka paraqitur për miratim listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Sa i përket listës së kandidatëve, Aleanca i jep Kosovës garancën, me njerëzit më të mirë që i ka vendi, në një proces që po vjen, të qeverisjes, të reformave, të ecjes para të vendit, por edhe të ruajtjes së ekuilibrit politik e institucional. Aty përfshihen njerëz me përvojë politike dhe që kanë pasur përgjegjësi institucionale, intelektualë e ekspertë të respektuar në fushat e tyre por edhe njerëz që për herë të parë që garojnë në zgjedhje. Lista përmban doktorë shkencash, mjekë specialistë, profesorë universitarë, juristë, ekonomistë, politologë, inxhinierë, sociologë, arkitektë, veteranë të luftës dhe njerëz me bagazh të madh kombëtar”, ka njoftuar kreu i AAK-së.

    Ai i ka falënderuar nga zemra për angazhimin, të gjitha strukturat nga nëndegët e deri te Këshilli Drejtues dhe ka shprehur mirë se ardhje për kandidatët e rinj të listës.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.