×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia për dy ditë vaksinon kundër Covid-19 mbi 500 mijë persona

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Autoritetet turke kanë thënë se janë vaksinuar mbi 500.000 persona me vaksinën kineze kundër koronavirusit në dy ditët e para të fushatës së vaksinimit.

    Ankaraja e filloi fushatën e vaksinimit me vaksinën e kompanisë kineze, Sinovac, të enjten dhe të parët po vaksinohen punëtorët e sektorit të shëndetësisë. Në ditën e parë u vaksinuan 285 mijë persona.

    Deri në mesditën e së premtes, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar shkoi në 523.338, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo shifër e bën Turqinë shtetin me më së shumti persona të vaksinuar në ditët e para të procesit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Qeveria turke tha se zhvillimi i shpejtë i fushatës së vaksinimit është ndihmuar nga shpërndarja e dozave në tërë vendin në fillim të kësaj jave, regjistrat e digjitalizuar shëndetësorë dhe shërbimet spitalore.

    “Ne jemi vend me përvojë në zbatimin e programeve mbarëkombëtare të vaksinimit. Infrastruktura jonë është shumë e aftë për realizimin e këtij programi në mënyrë të kontrolluar. Do ta fitojmë betejën me këtë pandemi së bashku”, shkroi në rrjetet sociale ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

    Dozën e parë të vaksinës kineze kundër koronavirusit të enjten e mori edhe presidenti turk, Rexhep Erdogan. Ai u bëri thirrje edhe politikanëve tjerë të vendit që ta marrin vaksinën, ndërsa nga populli kërkoi që t’i injorojnë kritikat për këtë vaksinë.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.