×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmijët e mjekëve që kanë vdekur nga COVID-19, do të kompensohen me nga 1 mijë e 500 euro në muaj

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Oda e Mjekëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të kompensojnë me nga 1 mijë e 500 euro fëmijët e punëtorëve shëndetësorë që kanë vdekur në krye të detyrës. Në kërkesat e tyre të cilat janë premtuar se do të realizohen, janë përfshirë fëmijët nën 18 vjeç, ndërsa ata mbi këtë moshë nuk do të marrin asgjë si kompensim.

    Oda e Mjekëve të Kosovës, më 12 janar të këtij viti, i ka nisur një shkresë ligjore kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilëve u ka kërkuar që të kompensojnë familjarët e mjekëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

    Ata po kërkojnë, që fëmijët e punëtorëve shëndetësorë që kanë vdekur gjatë pandemisë, të cilët janë nën moshën 18 vjeç, të kompensohen me nga 1 mijë e 500 euro në muaj.

    Ndërsa, nga kjo Odë është bërë e ditur sot se këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Alush Gashi u ka konfirmuar se kryeministri Hoti ka mbështetur kërkesën e tyre, derisa i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të fillojnë procedurat për draftimin e aktit normativ për kompensimin e familjeve të mjekëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.

    Kryetari i kësaj Ode, Pleurat Sejdiu ka thënë për Express, se kanë kërkuar që të kompensohen vetëm fëmijët që janë nën moshën 18 vjeçare, dhe jo edhe ata që janë mbi këtë moshë, përkundër që kanë humbur familjarët e tyre.

    Ai ka thëne se kanë kërkuar që këtyre fëmijëve tu ndahen 1 mijë e 500 euro në muaj, derisa ata t’i mbushen 18 vjet.

    “Ideja është që fëmijëve të mjekëve që kanë humbur jetën gjatë pandemisë, të cilët janë nën 18 vjeç t’i vazhdohet paga deri në moshën 18 vjeçare. Pra të paguhen vetëm familjet e atyre punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë fëmijët nën 18 vjeç. Kështu i bie që nga 18 mjek që kanë vdekur, të kompensohen vetëm 3, pasi që vetëm ata kanë fëmijë minoren. Ndërsa, kërkesa jonë është që të kompensohen edhe fëmijët e të gjithë punëtorëve tjerë shëndetësorë, që janë nën 18 vjeç, me nga 1 mijë e 500 euro në muaj”, ka thënë ai,

    Sejdiu ka thënë se kanë kërkuar që të kompensohen fëmijët nën 18 vjeç, për shkak që ata kanë qenë të varur nga prindërit e tyre, ndërsa nuk kanë bërë kërkesë për ata që janë mbi këtë moshë.

    “Personat mbi 18 vjeç nuk kanë qenë të varur nga familjarët e tyre. Kjo është një ndihmë simbolike që ju ofrohet familjarëve, gjë që nuk e ngarkon shtetin”, ka shtuar ai.

    Ai ka treguar se si Odë kanë ndihmuar familjarët e punëtorëve shëndetësorë me nga 1 mijë euro.

    Përndryshe, përkundër që kanë marrë premtime për kompensim, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Express, se ende nuk kanë marrë asnjë propozim nga Ministria e Shëndetësisë për këtë çështje. Ata kanë thënë se kjo e fundit duhet tu vije me propozim në Qeveri.

    Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë dhënë informacione për kompensimin.

     

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.