×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nesër krijojmë Fondin Emergjent, nga java e ardhshme mund të ndihmohen qytetarët

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër në mbledhjen e radhës të Qeverisë do të formojnë Fondin Emergjent, për menaxhimin e situatës të shkaktuar nga vërshimet dhe përmbytjet e reshjeve të shiut dhe borës, gjatë ditëve të kaluara.

    Hoti, në një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, ka kërkuar nga ata që të evidentojnë të gjitha dëmet që kanë nga vërshimet dhe të parashtrojnë kërkesat për ndihmë tek Qeveria në detyrë dhe tek ministritë.

    “Unë me disa prej jush kam biseduar dhe në disa vende kam qenë në terren për ta parë gjendjen për së afërmi. Ju përgëzoj për angazhimin që keni treguar në çdo komunë, kemi pasë fat që nuk e kemi pësuar asnjë rast me fatalitet si pasojë e këtyre vërshimeve”.

    “Kam parë që ka dëme të konsiderueshme në shtëpi banimi dhe në toka bujqësore. Më shumë më kanë shqetësuar qytetarët të cilët kanë mbetur pa shtëpi. Unë kërkoj nga ju që t’i evidentoni problemet që keni dhe të komunikoni me Ministrinë e Mbrojtjes , për t’iu ndihmuar FSK-ja në vendosjen e urave aty ku ka nevojë dhe gjëra të tjera”.

    Hoti ka theksuar se duhet të formohen sa më shpejt komisionet komunale për ta bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

    “Komisionet komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve duhet të formohen sa më shpejtë. Këto komisione në secilën komunë duhet të identifikojnë familjet që janë në gjendje më të rëndë dhe që kanë nevojë të ndihmohen”.

    “Nesër në mbledhjen e radhës të Qeverisë në detyrë do të diskutojmë për formimin e Fondit Emergjent dhe do të caktojmë tre ministra, të cilët nga java e ardhshme do të jenë gati për të ndihmuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë, nga ju kërkojë që sa më parë të shikoni dhe të nxirrni evidencë, se cilat janë dëmet nga vërshimet dhe ato t’i paraqitni tek Fondi Emergjent”.

    Ai ka thënë tutje se nga fondi prej 7.6 milionë eurove do të kompensohet granti i përgjithshëm i komunave.

    “Buxhetin e vitit 2021 vetëm se e kemi votuar, Ministria e Financave ka marrë vendimin për shpërndarjen e fondit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Nga ky buxhet janë ndarë 7.6 milionë euro për fondin e kompensimit të grantit të përgjithshëm të komunave. Një pjesë tjetër do të ndahet për fushën e arsimit”.

    “Po ashtu, në kuadër të investimeve kapitale, tani që e kemi buxhetin të miratuar, mund të nënshkruani memorandume mirëkuptimi me ministrat për projektet që ju kanë mbetur”, ka thënë Hoti.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Të tjera
    Vip02 Maj 2024
    Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, së fundi ka ndërmarr hapa konkret në transformimin e pamjes së jashtme. Gazetari,...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.