×
  • Lajme
  • Lajme

    VV:Presioni publik do të ndikojë që Albin Kurti të lejohet të kandidojë për deputet

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu, ka thënë në emisionin Dpt te Fidani në T7 arsyen pse e kanë kandiduar Albin Kurtin për deputet të VV-së.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte thënë se personat që janë të dënuar nga Gjykata me vendim të prerë gjatë tri viteve të fundit nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputet, megjithatë VV përsëri kandidoi Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun.

    “Ne e dimë që kemi përballë vetes një sistem i cili pret të ndryshohet rrënjësisht. E dimë se nuk dëshiron ky sistem të mbesë kështu përjetësisht. Po heziton të bie në dorën e VV’së e cila dihet se do ta ndryshojë. Një sistem ku i varfëri vazhdon të varfërohet dhe i pasuri vazhdon të pasurohet. Këtij sistemi i ka ardhur fundi dhe është gatshëm të ndërrohet. Dhe kjo përbën shqetësim për sistemin. Andaj nuk ka cfarë të bëjë tjetër vetëm se të krijojë ndonjë precedent që të na ndalojë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i këtillë”, tha ai.

    “Është gjykatë e ndikuar nga politika. Presioni i madh i qytetarëve ndaj padrejtësive ka bërë që të lëshojë pe. Por përsëri vazhdon me këso vendime. Ju kujtohet edhe për Zajednicën. Ishte presioni i qytetarëve që e demaskoi atë. Edhe Qeveria Hoti ishte kot sa më nuk ka. Do të çuditesha po të thonin ndryshe këta. Por ishte edhe presioni qe e beri te veten. Kur ka një frymë të tillë është vështirë të ndalet”, shtoi ai.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.