×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush u pajtua e kush jo lidhur me koalicionin PDK-Nisma?

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Anëtarja e Kryesisë së Nismas Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi, ka thënë se kanë qenë tri arsye pse kjo parti dhe PDK’ja është dashur që të lidhin koalicion. Madje ajo tha nga PDK’ja i kanë lutur për koalicion.

    “Nuk ka qenë shpresë por ka qenë një kërkesë e cila ka ndodhur nga dy elektoratet tona, të PDK’së dhe të Nismas, që e kanë kërkuar një koalicion të tillë për shkak të shumë arsyeve. Arsyeja e parë mbi të gjitha është një bllok patriotik me ish-ushtarë të UÇK’së, i cili do të ishte një bllok për vendin e parë. Deri më dje e kemi parë që nuk ka pasur garë për vendin e parë, kjo ka qenë edhe arsyeja e dytë. E treta ka qenë një kërkesë e të dyja palëve. Ka pasur shumë nga ata sidomos nga PDK’ja që na kanë lutur për koalicion, duke menduar që ne nuk po dëshirojmë”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Sipas saj ka pasur mbështetës të fortë brenda PDK’së, përfshirë edhe Sami Lushtaku që kanë punuar për t’u arritur një koalicion në mes të Nismas dhe PDK’së.

    “Do t’i rikthehemi luftës fuqishëm vet, pra Fatmir Limaj vet bashkë me ish-ushtarët e UÇK-së. Ka pasur zëra brenda PDK’së që jo vetëm se kanë bërë përpjekje por edhe kanë shtyrë procesin që të bëhet një koalicion, por ky krahu tjetër ka dashur që ky koalicion të ndodh. Ata të cilët qoftë vet kanë marr pjesë në luftë, qoftë që kanë qenë të përfshirë në luftë. Ju e dini se me kë ka pasur edhe takime z.Limaj, përfshirë edhe Sami Lushtakun”, ka thënë ajo.

    Por kjo marrëveshje për koalicion ka dështuar sipas saj për shkak të një krahu tjetër që është formuar brenda PDK’së, kundër marrëveshjes me Nisman.

    “Një krah tjetër që fare nuk ka pasur të bëj me këtë gjë ka qenë kundër, dhe fatkeqësisht ky krah brenda PDK’së ka fituar. Nuk dua t’i përmend me emra por dihet në Kryesinë e PDK’së se kush ka qenë në luftë. Sa nga ta kanë qenë direkt ose indirekt të lidhur me UÇK’në dhe dihet se një pjesë nuk ka qenë e lidhur me ta”, ka deklaruar më tutje ajo.

    Balaj-Halimi dha detaje edhe për kumtimin e lajmit nga PDK’ja se nuk janë të gatshëm për koalicion.

    “Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së përderisa ne ishim në pritje të ofertës, e ka thirrur kryetarin Fatmir Limaj dhe i ka thënë se Kryesia e PDK’së nuk është e interesuar për koalicion. Nuk ka dhënë arsye dhe tash jemi në një pozicion tjetër. Në momentin kur Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e Kadri Veselit e Hashim Thaçit, Enver Hoxhaj e sjell një prurje të re dhe ai është Ramiz Kelmendi. Nuk më vjen keq për PDK’në sa më vjen keq për elektoratin e PDK’së”, ka thënë më tutje ajo.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.