×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Likaj kundër grevës, mësimi thotë se fillon më 18 janar

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    illimi i gjysmëvjetorit të dytë më 18 janar është vënë në pikëpyetje. Derisa në Ministrinë e Arsimit janë zotuar se po bëhen përgatitjet që mësimi të nisë, në Sindikatën e Arsimit thonë se kjo nuk është e sigurtë.

    Kjo pasi SBASHK-u po pret që deri të gjendet zgjidhje për dy kërkesat e tyre: nënshkrimin e kontratës kolektive dhe nga 100 euro shtesë për punëtorët e arsimit.

    Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka pohuar se mbështetja me nga 100 euro për mësimdhënësit në kohë të pandemisë do të ishte e duhur.

    Ai thotë se në takimet me ministrin e Arsimit dhe Shkencës i ka prezantuar kërkesat e tyre.

    “ Punëtorët e arsimit duke parë që janë të prekur me Covid, kërkojmë mbështetje materiale edhe për sektorin e arsimit. Ne kemi kërkuar një mbështetje prej 100 euro për mësimdhënsit. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë mund të jetë me probleme nëse Qeveria Hoti nuk i merr përbazë kërkesat tona që tashmë janë edhe publike. Unë kam pasur takime me ministrin dhe kemi marr mbështetje që edhe mësimdhënësit të jenë të mbështetur, uroj që kjo Qeveri të ulet dhe të bisedoj për kërkesat tona”, tha Rrahman Jashari për FaktePlus.

    Në anën tjetër në një intervistë për ‘Amfiteatër’, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili vjen nga radhët e AAK-së, ka thënë se SBASHK-u duhet të mirëkuptojë situatën me pandeminë dhe ekonominë e vendit.

    Ai tha se si ministër i Arsimit ka kërkuar nga qeveria mbështetje për kërkesat e SBASHK-ut. Likaj ndër të tjera pohoi se gjysmëvjetori i dytë duhet të filloj në kohën e paralajmëruar.

    “ Ne e kuptojmë punën e mësimdhënësve sepse e atillë ka qenë situata në këtë kohë pandemie që ata të kenë jo të lehtë punën e tyre. Ne kemi shumë probleme kështu që unë kam kërkuar nga Qeveria edhe 4 ose 5 milionë euro shtesë, në mënyrë që mësimdhënësit t’i mbështetim, por jemi kundër grevave dhe kërcënimeve sidomos në këtë kohë”, tha ai.

    Ndryshe MASH-i ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror në shkolla, derisa edhe ditët e humbura në gjysmëvjetorin e parë do të kompensohen të shtunave.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Edhe një vlerësim si “Qytetar Nderi” për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Më 2 maj, siç bëjnë të ditur burime për TV21,...
    Lajme27 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme27 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.