×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj e fton Albin Kurtin për përballje në 5 debate

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot konferencë për media.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës i kanosen katër rreziqe që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

    “Sot Kosova kërcënohet prej katër rreziqeve e ku dy prej tyre janë pandemia dhe nevojat ekonomike të pandemisë. Të dyjat fenomene globale. Rreziku nacional është mënyra se si është menaxhuar pandemia dhe mënyra se si jemi përgaditur për ta menaxhuar pandeminë”, ka thënë ai.

    Më tutje ai foli edhe garën zgjedhore në mes të partive politike në vend.

    “E ftoj Vetëvendosjen se gara në këto zgjedhje është garë vetëm në mes të subjekteve politike, PDK’së dhe LVV’së dhe ne duam që ti prezantojmë ofertat, ti krahasojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të mirë për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë Hoxhaj.

    Hoxhaj e ka ftuar liderin e VV’së, Albin Kurti në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.

    “Për më shumë e ftoj z.Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një për shëndetësi, një për sundimin e ligjit, një për arsim dhe një për politikën e jashtëm dhe të gjashtin me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme që është ii interesuar z.Kurti që të debatoj, sepse demokracia nuk është monolog dhe as zgjedhjet nuk janë monolog por janë dialog dhe jam i gatshëm që të dialogoj dhe të jem rival në këto zgjedhje. Ne garojmë për vendin e parë”, ka thënë më tutje ai.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.