×
  • Lajme
  • Lajme

    Boga dhe Rugova pa energji elektrike gati qe tri javë

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Boga dhe Rugova kanë tri javë që kanë mbetur pa energji elektrike.

    Lajmin e ka bërë të ditur në “Facebook” nënkryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi.

    Thaçi është shprehur i mllefosur dhe theksoi se që nga koha që ka rënë borë Boga është pa drita.

    “Boga dhe Rugova në terr, turp për shtetin tonë! E thatë, e dogjët, e ngrit, e varrosët të gjallë Bogën ju KEDS Energy! Boga ka tri javë pa drita! E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media, që mbushni portalet me telenovela? Boga, destinacioni më i bukur dimëror i Kosovës, prejse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita. Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Postimi i tij i plotë:

    Boga dhe Rugova në terr – turp për shtetin tonë ! E thatë, e dogjët, e ngritë, e varrosët të gjallë Bogen ju KEDS Energy!

    Boga ka tri javë pa drita!

    E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Boga destinacioni më i bukur dimëror i Kosovës, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita .

    Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit.

    Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Bogën, Rugovën? Me siguri jo më shumë se sheshi për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr? Pse e urreni kaq shumë Bogën, Rugovën perlën e Kosovës? Jemi bere mollë per kusuritje nga injorantët dhe burokratët politikë, të cilët as qe dine çka dëshirojnë!

    Ne jemi heronjtë e se ardhmes….! Kosova ka nevojë për neve dhe të tjerët, që të ardhmen individuale e familjare ia falem kësaj toke për te krijuar dhe hapur një horizont te ri për gjeneratat që vinë! Skënder Thaçi, pronar Hotel Magra Austria Bogë &Nënkryetar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës!

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Lajme05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.