×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kërcënimet e Serbisë duhet marrë seriozisht”, Qeverisë së re i bëhet thirrje për blerje të armatimit

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Sinjalet kërcënuese të ardhura nga Beogradi po cilësohen si shumë serioze dhe të rrezikshme për Kosovën.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se e gjithë kjo po ndodhë për shkak se Vuçiq është i irrituar nga fitorja e forcave demokratike në Amerikë

    “Sinjale kërcënuese nga Serbia. Përderisa institucionet tona janë katandisur nga zhvillimet politike dhe mungesa e kompetencës për kryerjen e detyrave, Serbia në krye me Presidentin e saj autokrat Vuciq vazhdon të dërgoj sinjale kërcënuese në drejtim të Republikës së Kosovës. Vuciq mbase i irituar nga fitorja e forcave demokratike liberale në Amerikë në krye me Biden, vazhdon të bëjë presion ndaj Kosovës lidhur me negociatat që pritet të pasojnë por edhe duke përdor kërcënimin e përdorimit të forcës si një instrument të vazhdueshëm edhe për hegjemoninë e saj në rajon”, shkruan ai.

    Tutje, ai thotë se ndonëse këto metoda janë të stërvjetruara, ato duhet marrë shumë seriozisht.

    Ai thotë se qeveria e re në Kosovë duhet të intensifikojë përpjepjet për blerjen e armatimit dhe rritjen e gatishmërisë vepruese, si formë e ruajtjes së paqes.

    “Kërcënimet e tilla dhe armatosja e Serbisë me mjete ofanzive nga Kina e Rusia, përkunder asaj që ato janë të modeleve të stërvjetruara si dhe të remontuara, sidomos tanket dhe avionet, duhet marrë seriozisht. Qeveria e re duhet të i intensifikojë përpjekjet për blerjen e armatimit dhe rritjen e gatishmërisë vepruese të institucioneve tona të sigurisë si formën e vetme për të garantuar paqën. Vetëm zvogëlimi i raportit te pavalotshëm të forcave, përkatesisht të balancit të tyre – sado i kushtueshëm që është – mund të sigurojë një paqe më afatgjate”, shkruan tutje Qehaja.

    Tutje ai thotë se Kosova duhet edhe të fuqizojë aleancën me shtetet mike që janë pjesë e NATO-s.

    “Kjo mund të arrihet jo vetem ne mbështetje në forcat tona vetanake mbrojtëse, por edhe me fuqizimin e partneritetëve dypalëshe të Kosovës me shtetet mike që janë pjesë e NATO-s dhe demokracive të konsoliduara”, ka shkruar ai./FrontOnline/

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Vip02 Maj 2024
    Javën e shkuar, u konfirmua ndarja përfundimtare e Bleros me “bejbin”, Ana Sylejmanin. Burime e prive folën se ai është parë në...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.