×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk respektohen masat anti-Covid, tollovi e madhe për patentë-shoferë

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Hapja e afatit të testimit për patentë-shoferë, ka bërë që shumë kandidatë të aplikojnë për test teorik dhe praktik.

    Vonesat për hapjen e këtij afati kanë bërë që interesimi i kandidatëve të jetë shumë i lartë, gjë që ka shkaktuar tollovi në qendrën ku mbahen provimet teorike tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

    Ministria e Infrastrukturës pezulloi për një kohë paraqitjen e provimeve shkaku i pandemisë, veçanërisht për pjesën praktike, dhe kjo ka bërë që numri i kandidatëve që presin të jetë shumë i madh.

    Mëngjesi i sotëm shumë nga ta i gjeti para kësaj qendre, duke pritur që të hapen sportelet për të paraqitur testin. Madje, për të mbajtur rendin për shkak të tollovisë së shkaktuar aty kishte dalë edhe Policia e Kosovës.

    Policia kërkonte nga ta që të mbanin edhe distancën për shkak të pandemisë, ata vetëm sa vinin e shtoheshin, duke kundërshtuar urdhrat.

    Njëra nga kandidatet, Doruntinë Ibrahimi, e cila ka 5 muaj që po pret të paraqesë testin praktik, thotë për KosovaPress se do të ishte dashur që qendra e testimeve të ishte më e organizuar.

    “Qysh po shihni edhe ju sot, që jemi mbledhur këtu sot për me e paraqitë vozitjen unë, dhe për të hyrë për test teorik, tollovinë po e shihni edhe ju siç është, as policia nuk po mundet të kryejë punë, sidomos policia e thjeshtë pa ardhur njësia speciale. Radha ka qenë shumë e madhe, por edhe këta së pari është dashur të organizohen, të vendosin shiritat, me i nda kush është për teori, kush është për praktikë”, tha ajo.

    Ajo tregon se për shkak të tollovisë së madhe ishte e vështirë që edhe kandidatët mes vete të dinin se kush kishte shkuar më herët, në mënyrë që të mund të mbanin njëfarë rendi.

    “Askush nuk u dinte kush ka ardhur më herët e kush më vonë. Unë faktikisht jam prej orës 7:00 këtu dhe ende nuk kom mundur të hyjë ta paraqes (testin). Po ashtu, kush shkon në punë prej 10-11, nuk mundet të shkojë hiç. Tani edhe atje ankesa, edhe këtu mos me mujt me e paraqit, ka që prej 5-6 muaj që janë duke prit veç për vozitje me e paraqit dhe nuk munden me hy. Do të thotë problemi është tek këta, nuk është as policia problem, problemi është që nuk po munden t’i rreshtojnë se këta me fillim është dashur me e ditë që bëhet llugë kështu për shkak të vonesave të tyre”, u shpreh ajo.

    Periudha e ndërprerjes së testit praktik ka bërë që shumë qytetarë sot të ishin të revoltuar, pasi që kishte nga ata që patentë shoferi iu është dashur edhe për punë. Ibrahimi kujton një nga këto raste.

    “Ka pasur raste kur policia të pyesnin ku e ki lejen e makinës, prapë të dënonin”, tha ajo.

    Euron Musliu , i cili po pret që nga shtatori që t’i nënshtrohet testit praktik, as sot që është hapur afati nuk është optimist nëse do të mund të kryejë punë.

    “Jam duke pritur prej shtatorit, por deri sot boll shumë kallaballëk, shumë njerëz. Krejt për diçka kemi ardhur, për një qëllim. Po mundohemi me bë diçka”, tha ai.

    Për Saimir Berishën është e pakuptimtë mungesa e një organizimi më të mirë për paraqitjen e testitit për pjesën teorike po praktike.

    Ai tregoi për KosovaPress se në fillim ishin shpërndarë disa numra, por për shkak të tollovisë së madhe as kjo mënyrë e mbarëvajtjes nuk kishte funksionuar.

    “Jemi duke pritur prej orës 8:00. Filluan me disa numra me i shpërnda, por nuk mundem me i marrë. Njëherë ja nisën ashtu, por nuk funksionoi më. Tash me rend (njësia) speciale janë duke i lëshuar, kush po mundet po hyn, kush nuk po mundet po presim edhe pak”, tha ai.

    Ai beson që sikur të ishte hapur afati më parë, nuk do të kishte kaq shumë kandidatë sot.

    “Se di pse e kanë vonuar kaq shumë. Diku në fillim të dhjetorit e kom kryer testin, tash duke pritur kështu. Kemi qenë edhe para një jave, ‘jo po e marrim vendimin sot, jo nesër’, edhe deri dje kur më tregoi Autoshkolla që e ka marrë për sot”, u shpreh Berisha.

    KosovaPress ka kontaktuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës për të marrë një qëndrim rreth organizimit të procesit për kandidatët që do t’i nënshtrohen pjesës teorike dhe praktike për patentë shoferë por të njëjtit, përkundër pritjes, nuk kanë kthyer përgjigje.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij...
    Lajme02 Maj 2024
    Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas policisë, një automjet...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra dëshmoi se “lufta për liri ishte e drejtë e jona”....
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane. Ai është shprehur se...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Lajme02 Maj 2024
    Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën...
    Kronika02 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në...
    Kronika02 Maj 2024
    Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse. Në raportin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.