×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Osmanit i reagon Haradinajt: Në politikë nuk kryejnë punë muskujt

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Faton Peci i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se “Kosova ka një president të dobët në detyrë”.

    Peci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e kupton mendësinë e gjykimit të Haradinajt, për shkak se ka sfond prej ushtaraku, por theksoi se në politikë nuk kryejnë punën muskujt.

    “Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë”, shkruan Peci.

    Ndryshe, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar udhëheqësit e tanishëm të vendit, duke theksuar se vendi ka nevojë për një president të fortë.

    Haradinaj ka thënë se Serbia po ndihet e fortë kur Kosova ka një qeveri të shkarkuar dhe një president sipas tij, të dobët në detyrë, transmeton Telegrafi.

    Postimi i plotë:

    Z.Haradinaj,

    E kuptoj mendësinë e gjykimit tënd. Si një njeri me sfond prej ushtaraku, edhe politikën e kupton nga prizmi i fuqisë fizike.

    Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë.

    Natyrisht, qasja juaj ndaj zonjës Osmani lidhjet jo me përfaqësimin e vendit në relacion me Serbinë, por dëshirën tënde për t`u ulur në karrigen e presidentit të vendit.

    Boll ma! Prej 20-vjetësh keni bërë shumë salto politike, duke ia rrënuar kredibilitetin ndërkombëtar Kosovës, si asnjëherë më parë.

    Sot, dhimbja jote nuk ka të bëjë me Kosovën, por me vetveten. Prit në të gjelbrën, ka radhë! Kësaj here, edhe pse ushtruese detyre, Vjosa Osmani dëshmoi se jo vetëm që mundet më mirë, por edhe e ka hak të jetë në krye të vendit për një përfaqësim të denjë dhe me guximin për t`i thënë gjërat troç, ngase nuk e ka bishtin e zënë me derë, sikurse shumica e politikanëve të brezit të vjetër.

    Është nder për Kosovën ta ketë një presidente si Vjosa Osmani. Me guximin dhe vizionin politik, ajo po e dëshmon dhe do ta dëshmojë se është presidente e fuqishme politikisht (jo me muskuj) dhe se me Serbinë është koha e përballjes në tavolinë.  Vjosa këtë e ka dëshmuar me aktivitetin politik. Siç e dini edhe ju, është pikërisht Vjosa që një betejë me Serbinë e ka fituar ende pa qenë presidente. Ajo ishte pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Pra, kjo është vetëm një dëshmi se Vjosa është më e fortë, më e fuqishme dhe më e shkathtë politikisht!

    Deri në fitoren e radhës, mirupafshim. 

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.