6 anëtarë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot para stacionit policor ‘Qendra’.
Arrestimi i tyre u bë pas një proteste të organizuar në këtë vend, lidhur me shqiptimin e gjobave që po u bëhen qytetarëve për mos-respektim të masave anti-COVID.
Pas kësaj nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në polici janë shoqëruar 16 persona, të cilët zhvilluan një aktivitet të paparalajmëruar për shkrimin e grafiteve në sipërfaqen muralet ë stacionit policor ‘Qendra’.
“Përkundër faktit që këta persona paraprakisht janë këshilluar nga policia për veprimet e tilla të palejuara, të njëjtit duke shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare, kanë arritur të dëmtojnë muralet e stacionit policor me grafitet e tyre të vendosura aty”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Gjithashtu u theksua se duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 16 prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare.
“Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinohen për veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë”./FrontOnline/