Ish-deputeti i AAK-së, Haxhi Shala pas largimit nga Nisma për në partinë e Ramush Haradinajt po deklaron se po ia merr disa kuadro subjektit që i përkiste.
Përmes Facebook-ut, Shala dje ka njoftuar se nga Nisma në AAK kanë kaluar dy persona.
“Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga NISMA Socialdemokrate, znj.Shukrije Bytyqi, gjatë ditës së sotme, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Znj. Shukrije, i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë. AAK-ja, çdo herë i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e respektuar, të mirë e punëtorë”, ka thënë ai.
Shala ka bërë të ditur se këtij subjekti iu është bashkaur edhe anëtari i kryesisë së Nismës në Skenderaj.
“Sonte, na u bashkua në Aleancë edhe Refik Shala, anëtar i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë. Refiku vjen nga Leqina e Skenderajt, i cili nga sonte ka vendosur që kontributin e tij ta jep në AAK”, ka thënë ai.