U.d presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës, shkruan Front Online.
Osmani përmes kësaj letre ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e KQZ-së në lidhje me procesin e votimit të mërgatës.
Ajo e ka konsideruar këtë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe të votës dhe i ka kërkuar që ta rishqyrtojnë vendimin.