×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Duhet të kemi një sistem të qëndrueshëm të vettingut

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se viti 2020 për ministrinë që e drejton ka qenë shumë i suksesshëm. Hartimi i modaliteteve për veting, nisja e fazës së tretë të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, Gjykata Komerciale janë disa nga sukseset që ai i përmend.

    Selimi në një intervistë për KosovaPress thotë se përkundër pandemisë, ministria që e drejton ka arritur të shënojnë progres në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj.

    Gjatë vitit të kaluar, ai thotë se janë angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e drejtësisë dhe në realizmin e objektivave, programeve dhe projekteve sektoriale si pjesë e dokumenteve strategjike të saj.

    Po ashtu, ai thotë se është punuar në ndryshime substanciale të legjislacionit në sektorin e drejtësisë, duke rishikuar dhe hartuar projekt-kode, projektligje, koncept-dokumente dhe akte të tjera nënligjore.

    “Ne kemi pasur një plan ambicioz me marrje të mandatit, një plan ambicioz i cili e ka pasur një agjendë legjislative shumë të ngjeshur, gjithashtu kemi nisur edhe disa iniciativa të cilat kanë qenë përtej agjendës legjislative në ndërtimin e politikave. Unë e konsideroj që shuma e këtyre intervenimeve apo bilanci i këtyre intervenimeve të politikave por edhe ligjore ka qenë pozitiv. Ne kemi arritur që të dërgojmë një numër të madh të ligjeve në Kuvend, disa prej tyre janë votuar disa prej tyre qëndrojnë atje. Jemi duke punuar gjithashtu në disa ligje tjera që janë të rëndësishme, për shembull procedurën penale, Gjykatën Komerciale që kanë me qenë ligje jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin tonë juridik. Kemi kryer planin e vetingut, kemi kryer gjithashtu rishikimin funksional që është reforma e thellë e sistemit të drejtësisë, të cilin jemi momentalisht në fazën e pastrimit edhe do ta hedhim në diskutim publik. Unë e di që është e njëanshme me fol se jam ministër i Drejtësisë po mendoj që ka qenë një punë shumë intensive dhe shumë e suksesshme”, thotë ai.

    Selimi thotë se grupi punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vetingun, kanë bërë një punë të mirë dhe se tashmë kanë 4 opsione dhe se njërin prej tyre edhe do ta zgjedhin.

    Ai thotë se nuk do të ketë ndikim vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ka vendosur se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, që të shtyjë përpara këtë reformë në drejtësi. Sipas tij, gjatë këtij muaji do të shohim se për cilin nga katër opsionet do të vendosin.

    Opsioni i parë është vazhdimi i status quo-së apo gjendjes ekzistuese, opsioni i dytë adreson problemet përmes ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me llogaridhënien. Opsioni i tretë parasheh mundësinë e adresimit të të metave në llogaridhënie përmes masave të kombinuara, përkatësisht, vetingut në njërën anë dhe përmirësimit të performancës dhe disiplinimit përmes ndryshimeve ligjore në anën tjetër, ndërkaq opsioni i katërt sheh si zgjidhje zhvillimin e veting-ut për gjyqtarë dhe prokurorë.

    “Tash dokumenti ekziston, dokumenti është gjithëpërfshirës se kanë marrë pjesë të gjithë hisedarët e drejtësisë, është udhëhequr nga shoqëria civile që është shumë pozitive. Kanë dalë me 4 propozime, njëri prej këtyre katër propozimeve duhet të implementohet. Për ta zgjedhur njërin prej katër propozimeve duhet një raund i konsultimeve se cili është versioni më i mirë. Unë mendoj personalisht që duhet ta kemi një sistem të qëndrueshëm të vetingut, do të thotë një veting të përhershëm”, thotë ai.

    Sa i përket efikasitetit të institucioneve të zbatimit të ligjit gjatë vitit 2020, Selimi thotë se përkundër vështirësive që i ka shkaktuar pandemia këto institucione kanë vazhduar punën.

    Ndërsa, shprehet i lumtur derisa thotë se tek rastet e shenjëstruara ka pasur një rritje prej 100 përqind gjatë vitit 2020.

    “Unë jam i lumtur që rastet e shënjëstruara kanë pasur një rritje për 100 përqind, pra ia kanë nisur para shumë kohe me 30 raste, tash i kemi mbi 60 raste dhe është pozitive për shkak që e kemi pa rezultatin konkret të prokurorisë. Për me pas rezultate të mira prokurori duhet të ketë dinjitet, e dinjiteti jepet duke i ofruar kushte të punës, rrogat janë rritur, emërimet do të thotë janë bërë në mënyrë më objektive dhe kushtet e punës i kanë më të mirë. Andaj edhe ky dinjiteti përkthehet në guxim, guximi është ndjekja e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë. Kemi pasur ngritje të aktakuzave edhe këtë vit dhe e di që në bazë të raportimeve që ka edhe hetime tjera të cilat janë duke u zhvilluar. Unë mendoj që sa më pak që politika përzihet tek ta aq më shumë sukses kanë me pas ata”, thekson ai.

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, thotë se sfidë vazhdon të jetë korrupsioni, derisa tregon se çka kanë ndërmarrë për të përmirësuar luftën kundër kësaj dukurie.

    “Kemi sfida edhe me korrupsion sepse ka aktakuza që po ngriten për korrupsion, ka gjykime që po mbahen për korrupsion, që tregon që është një problem. Ne si Ministri e Drejtësisë nuk ndjekim, as nuk burgosem, as nuk gjykojmë, ne rregullojmë politika. Ne i kemi marrë dy iniciativa për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit: 1. Në ligjin për Avokaturën Shtetërore avokatët shtetërorë janë ata që e mbrojnë shtetin në konteste, shumë prej këtyre kontesteve janë konteste të tenderëve edhe avokatët e shtetit tash me ligjin e ri do të jenë të obliguar të tregojnë korrupsioni për shkak që edhe nëse e mbron shtetin por e sheh ndonjë veprim që kategorizohet në pjesën e korrupsionit do ta kenë obligim të kallëzim penal. 2. E kemi përmirësuar Ligjin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencia Kundërkorrupsionit tash do të quhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ku ne do t’i mundësojmë që të mos dyfishohen veprimet do të thotë Agjenci, Prokurori, Polici e të mos dihet kush cilin vendim po e merr, por Agjencia do të koncentrohet në parandalim, por do t’i rrisë kapacitetet e hetimit dhe për herë të parë do ta ketë për detyrë që të merret me sinjalizuesit”, thotë ai.

    Për këtë fillim vit, Selimi thotë se është lajm i mirë që do të mund t’i ndjekin dhe gjykojnë në mungesë, siç thotë ai, kriminelët serbë që janë të lirë në Serbi e që kanë kryer krime gjatë luftës.

    “Procedura penale e cila do të na mundësojë që t’i ndjekim dhe t’i gjykojmë në mungesë të gjithë ata kriminelë që ecin të lirë në Serbi. Do të thotë, ne me ndryshimet në procedurë penale do të kemi mundësi që ta sjellim sado pak drejtësi të mohuar që 20 vite, do të thotë ata kriminelë që nuk dorëzohen nga Serbia këtu por janë të lirë atje ne së paku procedurat tona këtu do t’i ndjekim pa pengesa, do t’i ndjekim penalisht ata dhe do t’i gjykojmë në mungesë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë që ka shumë njerëz që pushteti kriminal serb i mbron atje edhe do t’i tregojmë botës që kemi një sistem të drejtësisë të paanshëm, por i cili e ka për detyrë që të sjell drejtësi për viktimat”, thotë Selimi.

    Krejt në fund ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, bënë të ditur se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar gjatë vitit 2020 ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat, për administrimin e pasurisë të sekuestruar ose të konfiskuar. Nga këto vendime, thotë se 54 vendime janë për sekuestrim, 22 vendime për konfiskim, 16 vendime për kthimin e pasurive. Gjithashtu, nga 6 ankande dhe janë realizuar të hyra nga shitja në shumën e përgjithshme prej më shumë se 33 mijë euro.

    Selimi thotë se në vitin 2020 një punë të mirë në menaxhimin e pandemisë ka bërë Shërbimi Korrektues, për çka thotë se për shkak të menaxhimit të mirë kanë pasur vetëm një numër të vogël të të infektuarve me COVID-19.

    Ai foli edhe për punën që ka bërë Instituti i Mjekësisë Ligjore, për çka tha se ka zbatuar urdhëresat për zhvarrime, duke marrë pjesë në 15 lokacione, 12 lokacione në Republikën e Kosovës dhe 3 lokacione në Republikën e Serbisë, si rezultat i këtyre zhvarrimeve janë gjetur gjithsej 11 trupa- mbetje mortore. Po ashtu, ka kryer autopsi për 230 raste, ekzaminime klinike për 62 raste, si dhe janë punuar 138 analiza nga laboratori i toksikologjisë.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj, gjilpërë. Gjilpëra ka depërtuar...
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Të tjera
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua është sulmuar seksualisht më 7 shtator në Mitrovicë të Jugut, ku policia më pas ka marr në intervistë dy persona...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan është intervistuar nga policia pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmonte familjaren e saj....
    Lajme09 Shtator 2024
    Sot bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, në ora 10:00. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti. Kurtit do...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një person është raportuar i zhdukur në Malishevë. Policia ka njoftuar se rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Malishevë / 08.09.2024-23:20. Me...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan. Pas trajtimit në QMF’në e Deçanit, ai është dërguar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se nuk pret asgjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.