×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Rahovec u evakuuan disa familje

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Në disa fshatra të Rahovecit janë evakuuar disa familje shkak që reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë kanë vërshuat shtëpitë e tyre.

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi derisa ka bërë të ditur për evakuimin e familjeve ka kërkuar që të bëhet durim dhe se gjithë këtë situatë janë se bashku.

    “Ju lusim për durim, pa panikë jemi bashkë. Në këto orë të vona, tashmë kur situata nuk është edhe aq e mirë për shkak të problemeve që po na sjellin reshjet, e sidomos në Sapniq, Fortesë, Ratkoc etj…, më lejoni t’ju informoj se jemi duke bërë çdo gjë të mundshme për t’ju dalë në ndihmë. Dy familje janë evakuuar sonte nga fshati Sapniq, poashtu edhe dy familje nga fshati Fortesë, disa familje edhe nga fshati Pataqan i Poshtëm, e tëra kjo pasi shtëpitë e tyre janë vërshuar si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut”, ka shkruar Latifi orë më parë.

    Ndërkohë ai ka treguar se gjatë natë ekipet komunale kanë qenë në terren për të intervenuar në terrenet e vërshuar.

    “Ndryshe, ekipet komunale të gjitha niveleve janë në terren të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm. Ju lutem pa panikë, reshjet pritet të pushojnë në orët e hershme të mëngjesit, deri atëherë kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj që bashkë ta tejkalojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Latifi.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se punëtorët janë forca e padiskutueshme për zhvillimin e industrive. Për Ditën...
    Lajme01 Maj 2024
    Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar nga...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve. Haradinaj ka thënë se...
    Lajme01 Maj 2024
    Rinia e Partisë Demokratike e ka zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, sot në Ditën e Punëtorëve. Nëpërmjet këtij aksioni, të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se java e dytë e muajit maj, do të jetë më e vështira për shtetin...
    Kronika01 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar nga policia në rrugën Nazim Gafurri, në Prishtinë gjatë së martes. Dyshohet se ata nga vetura kanë shtënë...
    Lajme01 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në Bundeshaus, në Bern, dje u takua me deputetët zviceranë, pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër,...
    Vip01 Maj 2024
    Ditët e fundit Romeo dhe Meritoni kanë sheshuar konfliktet mes tyre dhe i kanë lënë vend sërish miqësisë së tyre. Por nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.