×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica në Gjakovë pas vërshimeve, Komuna thotë se e ka situatën nën kontroll

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Përkundër të reshurave të pandërprera të shiut gjatë ditës së sotme, situata në komunën e Gjakovës, si një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet, është paraqitur më e qetë dhe nën kontroll.

    Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Gjakovës, Vehat Hoxhaj, deklaroi për RTK se situata është e menaxhueshme.

    “Situata është e menaxhueshme, përpos rasteve në zonat urbane të përmbytjeve të bodrumeve, në rajonin e Gjakovës saktësisht në dalje të qytetit, për momentin niveli i ujërave (të lumit) është në nivel”, tha ai.

    Mirëpo, Shpresa Hana, banore e një lagjeje që është prekur nga përmbytjet fajëson persona të papërgjegjshëm për ndërtimin e shtëpive në afërsi të lumit, ndërsa tha se vet ka pësuar dëme deri në 40 mijë euro.

    Për të parë gjendjen e familjeve të dëmtuara, sot Gjakovën e ka vizituar edhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica. Ai tha se do të bëjnë gjithçka kanë në kompetencë për t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

    “Ne si qeveri dhe Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi të shqetësuar për gjendjen. Në këto rrethana kur kushtet atmosferike janë duke bërë të veten dhe vërshimet e kanë kapluar këtë pjesë, ne do të përpiqemi që me të gjitha masat që kemi në dispozicion për të ofruar ndihmë në koordinim me qeverisjen lokale të Komunës së Gjakovës”, tha Reçica.

    Si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Gjakovë është dëmtuar një pjesë e rrugës së sapondërtuar “Bujar Roka”.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme02 Maj 2024
    Agon Batusha, anëtar i Komisionit për Integrim Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për “Front Online” se Asociacioni nuk ka qenë parakusht për...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ia ka premtuar të enjten Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa...
    Sport02 Maj 2024
    Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës. Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe...
    Sport02 Maj 2024
    Që të përcaktosh futbollistët më të mirë në botë sa vjen dhe bëhet një mision gjithnjë e më i vështirë. Sipas transfermark...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.