×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thotë se kanë siguruar mbi 1.2 milion vaksina antiCovid

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se kanë siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina antiCovid.

    Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka thënë se deri në arritjen e vaksinave duhet vazhduar me respektimin strikt të masave kundër Covid019, pasi rreziku vazhdon ende të jetë i lartë.

    Ky është statusi i tij i plotë

    Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!

    Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend.

    Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje.

    Qytetarë të nderuar,

    Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19.

    Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës.

    Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën.

    Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.

    Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.