Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka ironizuar me vendimin e rrjeteve sociale që t’ia pezullojnë llogaritë presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka thënë se ato nuk janë fer, pasi sipas tij, llogarit është dashur t’i mbyllen edhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, edhe Vetëvendosjes është dashur t’u bëhej i njëjti bllokim.
“Twitter e Facebook nuk janë definitivisht fer … është dashur shumë më herët t’ua mbyllin llogaritë edhe Albinit dhe udhëheqësve tjerë të Brigadave të Kuqe, pasi që ata jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!” ka shkruar Gecaj në Facebook.
Rrjetet sociale njoftuan së fundmi se për shkak të rrezikut që Trumpi të nxisë dhunë në Amerikë, në prag të inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden, kanë bllokuar llogaritë e presidentit. Vendimi erdhi pasi protestat e dhunshme, të ftuara nga Trumpi, në Kongresin Amerikan përfunduan me vdekjen e pesë personave.
https://www.facebook.com/bajram.gecaj.1/posts/772298830328858