×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj sulmuesit të gazetarit Valon Syla

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Bashkim Jupës, i cili sulmoi gazetarin Valon Syla, për shkak të deklaratave të tij për mërgimtarët.

    Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar, Laureta Ulaj zëdhënëse për informim në këtë Prokurori.

    “Nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm është  ngritur aktakuzë. Prokurori i Shtetit e ka vlerësuar rastin dhe ka ngritur aktakuzë ndaj personit që sulmoi personin në fjalë. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe nuk kemi informacione nëse i njëjti është liruar nga Gjykata. Ne aktakuzën e kemi procedu në gjykatë për procedura të mëtejme”, ka thënë Ulaj për FrontOnline

    Kujtojmë që Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J, i cili sulmoi gazetarin Syla.

    Një ditë pas, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin.

    Kujtojmë që ndaj sulmuesit të Sylës është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./FrontOnline/

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.