×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet largimi nga lista e votuesve e personave të vdekur dhe atyre që posedojnë dokumente të UNMIK-ut

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar për validitetin e dokumenteve të votuesve. për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Alim Rama nga Këshilli për Operacione Zgjedhore në KQZ, ka kërkuar që në listat e votuesve të hiqen ata që ende janë të regjistruar me dokumente të UNMIK’ut.

    “Duke marrë parasysh edhe zgjedhjet në Podujevë, dokumentet e UNMIKJ-ut që u ka skaduar validiteti dhe ndodhen në regjistrin civil krijojnë një pasaktësi në listat zgjedhore. Kërkojmë që të gjithë personat që janë të regjistruar me dokumente të UNMIK-ut dhe që ndodhen në lista të hiqen por në moment që lista e votuesve preliminare të mos i përfshije personat që kanë dokumente të UNMIK’ut”, ka thënë ai.

    Rama më tutje kërkoi që nga listat e votuesve të largohen edhe personat e vdekur.

    “Nga shënimet e Departamentet për Pensione në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KQZ’ja e ka trajtuar listën e personave të vdekur gjatë vitit të kaluar. Aty ndodhen diku 23 mijë persona. Vitin e kaluar janë konfirmuar vetëm 11 mijë e diçka dhe ne kërkojmë që ata të largon nga listat”, ka thënë më tutje ai.

    Nga Këshilli për Operacione në KQZ është propozuar që edhe votimi i personave që jetojnë jashtë Kosovës të bëhet online.

    “Kemi diskutuar që votimi i mërgimtarëve të bëhet online. Aplikimi i personave që janë jashtë Kosovës deri më tani është bërë vetëm duke plotësuar formularët, një hap më tutje kish me qenë që ky formular të jetë edhe online”, ka deklaruar ai./FrontOnline/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.