×
  • Lajme
  • Lajme

    Vështirësohet qarkullimi në disa rrugë të Malishevës, shiu mbulon disa ura

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Komuna e Malishevës thotë se gjendja në këtë komuna është rënduar pas reshjeve të shiut por që thekson se është e menaxhueshme, ani pse lumi Mirusha në disa vende ka dalë nga shtrati.

    Nga Komuna e Malishevës kanë treguar edhe për telashet tjera që janë shkaktuar nga reshjet e shiut.

    Kjo komunë tani ka probleme edhe me rrjetin energjetik.

    “Gjendja nga reshjet e shumta të shiut dhe borës, është e rënduar por e menaxhueshme, edhe pse lumi Mirusha në disa vende ka dalë nga shtrati. Si pasojë e reshjeve, disa rrugë janë bllokuar, përfshi edhe qytetin, ndërsa qytetarët janë duke shfrytëzuar rrugët alternative. Po ashtu disa ura janë mbuluar nga uji dhe më problematike për qarkullim është rruga Malishevë-Kijevë”, thuhet në komunikatën për media nga kjo komunë.

    Tutje thuhet se “Të gjitha ekipet emergjente komunale, së bashku me forcat e rendit, janë në terren dhe situata është duke u menaxhuar, por lutem të gjithë qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka probleme në qarkullim”.

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me drejtoritë përkatëse dhe ekipet përgjegjëse të emergjencave dhe të rendit, prej mëngjesit janë në terren në menaxhim situatës.

    Ura në rrugën Malishevë-Kijevë është bllokuar, gjithashtu rruga Mirushë-Gurbardh, tek liqeni, është bllokuar, rruga në Turjakë, një urë në një lagje në Damanek, pastaj vështirësi ka edhe në rrugën e transitit në Malishevë, në qendër të qytetit, rruga Malishevë-Banjë ka probleme në qarkullim, prandaj luten të gjithë ngasësit e automjeteve që të shfrytëzojnë rrugët alternative në këto pjesë të Komunës së Malishevës./FrontOnline

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE). “Kurti e bën...
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Vip06 Maj 2024
    Mori vëmendje të madhe një promo e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Një takim mes ish çiftit pas dy vitesh....
    Lajme06 Maj 2024
    Për atentantin ndaj Marko Jablanoviqit në Leposaviq, zëvendësministri për Kthim, Radoica Radomiroviq, gishtin e drejton kah Beogradi, por edhe ka Listën Serbe...
    Lajme06 Maj 2024
    Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të 2024-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Pavarësisht fushatave politike nga ana e Serbisë, e vendeve të tjera për të pamundësuar miratimin e rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.