×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi i Ministrit Kuçi, Agjencia kundër Korrupsion thotë se s`kishte konflikt interesi

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Agjencia kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar rastin e ministrit Blerimi Kuçi ku dyshohej se mund të kishte patur konflikt interesi në dhënien e një tenderi për kompaninë ku ai ka aksione.

    Bëhet fjalë për një tender 4.9 milionë eurosh për ndërtimin e Objektit Spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren të cilin, kompania “Hidroterm”, pronë e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit e kishte fituar.

    Për të i pari kishte raportuar portali, Front Online.

    Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)

    Vendimi i publikuar me 24 dhjetor të vitit të kaluar thotë se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

    Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i ministrit Kuçi.

    Njoftimi i tij:

    “Të nderuar qytetarë,
    Më lejoni të ndaj me ju vendimin e Agjencionit kundër Korrupsion në rastin e shqyrtuar nëse ka pasur konflikt interesi mes pozitës sime si ministër i Ekonomisë dhe Ambietit, me tenderin e fituar nga kompania “Hidroterm” në ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija”.
    Në vendimin e AKK-së, të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik” shkruan Kuqi në reagim.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.